Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani nuk mori pjesë të shtunën më datë 17 korrik në Kuvendin Kombëtar. Në një intervistë për Faxneës, ai tregoi dhe arsyen pse nuk ishte i pranishëm, duke pranuar se bojkoti i tij ishte i qëllimshëm, me pretendimin se nuk mund të merrte pjesë në një “teatër”.
Pas sqarimit, ai nuk u kursye me akuza ndaj kryedemokratit duke shtuar se Basha e ka kapur partinë, ndaj dhe po mundohet të tregojë forcën te anëtarësia dhe kryesia.
Z.Nishani ju nuk morët pjesë në Kuvendin Kombëtar të shtunën, pse? Cila ishte arsyeja?
Bujar Nishani: Së pari nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Në PD po ndodhin gjëra të çuditshme dhe të pandodhura më parë në këto 8 vite. Kuvendi ka qenë vendi dhe koha e refklektimeve të rëndësishme, sidomos kur je në opozitë.
Të flasësh për projektet e së ardhmes. Këtë radhë Kuvendi nuk u thirr për hallin e PD, opozitës apo për hallin e shqiptarëve, por vetëm për hallin politik të Lulzim Bashës. Nuk kishte vizion dhe s’mund të bëhesha pjesë e teatrit aty. Ndiej keqardhje për çfarë po kalon PD sot dhe se si po sillet kryetari.
Nuk po merr përgjegjësi politike, sepse ato janë individuale dhe në formë piramide. Kryetari i partisë duhet të merrte përgjegjësitë kryesore. Në rezultate humbëse e ka çuar PD, garë pas gare. Mori rezultat më të dobët se në 2009, imagjinoje.
Ndryshimet statutore nuk ishin emergjente që i shërbenin partisë, por i shërbejnë tregimit të forcës që ka Basha, që ja tregon anëtarësisë dhe kryesisë. Mbledhja në vend që të shkonte drej sensit shkoi drejt antisensit. Në vend që të shkonte drejt logjikës, shkoi drejt absurdit./m.j