• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ulërimat që kam dëgjuar në funeralin e tij do të më përndjekin gjithë jetën”

by A R
23/10/2020 11:27
Viktima Serxhio Marku

Viktima Serxhio Marku

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës kuzhine, i cili vrau një shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm. Viktima, Serxhio Marku, u vra më 11 Shtator të vitit të kaluar.

Autori i kësaj ngjarje është Francesco D’Agostino, 45 vjeç, i cili është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë. 45-vjeçari i shkroi një miku ku i thoshte se do të kryente një vrasje.

Pak orë më vonë, ai vrau me thikë Serxhio Markun dhe më pas e goditi me dy tuba metalike. Mësohet se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Kjo pasi shqiptari ishte personi që i shiste kokainë 45-vjeçarit. Vrasja ndodhi në Brighton të Britanisë së Madhe.

Në trupin e viktimës u gjetën 13 plagë thike, si dhe disa plagë në kokë që tregonin se Marku kishte munduar t’i rezistonte sulmit.

“Pse po ma bën këtë mua?”, mësohet të ketë thënë i riu shqiptar në momentin e ngjarjes. Kështu të paktën kanë dëshmuar fqinjët. Në një moment ai u mundua që të largohej nga apartamenti, por D’Agostino e kishte tërhequr sërish mbrapsht. Kur policia arriti në skenën e krimit, D’Agostino dhe miku i tij, Giuseppe Petriccione refuzuan që t’i linin të hynin në banesë dhe tentuan arratisjen nga kopshti.

Të dy dolën në seancë gjyqësore, por u shty për shkak të karantinës. Petricione u shpall i pafajshëm për vrasje.

Ndërkohë, gjyqtarja Chrsistine Laing e dënoi me burg të përjetshëm D’Agostinon dhe ai duhet të vuajë minimalisht 22 vjet burg përpara se të kërkojë lirinë me kusht.

“Serxhio Marku ishte djalë, vëlla, nip dhe kushëri i dashur. Ai kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme dhe për shkak të pamundësisë ekonomike ishte përfshirë në shitjen e drogave. Ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte gjithë jetën përpara për të gjetur rrugën e drejtë të jetës dhe për të përmbushur të gjithë potencialin që familja shikonte tek ai. Megjithatë kjo gjë iu mohua”, tha ajo.

Gjykatësja shtoi më tej ndaj vrasësit se ka treguar gënjeshtra në seancë dhe se e kishte menduar krimin e rëndë. Xhaxhai i shqiptarit, Nderim Marku u shpreh se familja e tij është e shkatërruar.

“Ulërimat dhe lotët që kam dëgjuar në funeralin e tij janë një kujtim që do të më përndjekë gjithë jetën. Babai dhe vëllezërit e tij janë të shkatërruar. Nëna e tij ka humbur në peshë dhe nuk njihet më. Ajo qëndron pranë varrit të djalit çdo ditë”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Është aks problematik”/ Policia me ‘dorë të hekurt’ tek “Myslym Shyri”, ndëshkohen 120 shoferë brenda 12 orësh

“Është aks problematik”/ Policia me 'dorë të hekurt' tek “Myslym Shyri”, ndëshkohen 120 shoferë brenda 12 orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

September 10, 2026
Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

September 10, 2026
Ekspertët promovojnë arsimin profesional: Ka mundësi të mëdha punësimi

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

September 10, 2026
Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

September 10, 2026
Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

September 10, 2026
Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com