Në detin Baltik, pranë brigjeve suedeze, ka nisur një operacion i madh shpëtimi pas përplasjes së dy anijeve mallrash. Kontakti i ashpër me njëra-tjetrën ka bërë që njëra prej mjeteve të lundrimit të përmbyset. Shkaku i përplasjes është ende i paqartë.
Mendohet se të paktën dy persona kanë rënë në ujë pas incidentit të ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm. Anija e përmbysur, “Karin Hoej”, është e regjistruar në Danimarkë, ndërsa tjetra mban emrin “Scot Carrier”.
Një zëdhënës i Administratës Detare të Suedisë tha se janë raportuar ulërima që vinin nga uji i ftohtë. “Nuk kemi gjetur ende askënd. Por kemi kërkuar burimet e nevojshme për zhytjen. ..është errësirë dhe shumë ftohtë”, ishte deklarata e tij për mediat suedeze.
Helikopterë dhe 10 varka suedeze e daneze i janë bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit.
/a.r