• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

by A R
16/06/2025 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025.

Këto prodhues përfshijnë: industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, energjinë elektrike, gaz e avull, furnizimin me ujë, trajtimin e menaxhimin e mbetjeve, e së fundmi sektorin e ndërtimit. Krahasimet e këtyre zërave janë bërë me të njëjtën periudhë të një viti të mëparshëm.

Vihet re se ka përmirësimin më të madh e ka pësuar sektori i ndërtimit, pasi nuk ka asnjë kategori (shitje neto, prodhimi, të punësuar dhe fondi i pagave) në rënie, por vetëm në rritje.

Marrë nga INSTAT

Indeksi i shitjeve neto

Uljen më të madhe të indeksit të shitjeve neto e ka industria përpunuese e nxjerrëse, me rënien prej 10,8%. Më pas vijnë energjia elektrike, gazi e avulli me rënien prej 2%, e së fundmi furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve me një rënie të indeksit të shitjeve neto prej 0,9%.

Nga ana tjetër, indeksi i shitjeve neto të ndërtimit shënuar rritjen prej 7,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.

Indeksi i prodhimit

Indeksi i prodhimit ka shënuar ulje të konsiderueshme në sektore, përveç ndërtimit.

Sipas INSTAT, ulja më e madhe e indeksit të prodhimit është shënuar në energjinë elektrike, gaz e avull me 6,1%. Në vend të dytë vjen industria nxjerrëse dhe e përpunimit me një rënie prej 2,1%. Ulja më e vogël e shënuar është tek furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, me një rënië të indeksit të prodhimit prej 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, në sektorin e ndërtimit shënohet rritja e këtij indeksi në vlerën 7,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.

Indeksi i të punësuarve

Edhe për këtë zë, shënohen ulje të thella, përveçse në ndërtim dhe shumë pak tek furnizimi me ujë.

Rënia më e madhe e të punësuarve është shënuar tek energjia elektrike, gazi e avulli, indeksi i së cilës është ulur me 6,5%. Më pas vjen industria nxjerrëse dhe përpunuese, indeksi i të punësuarve që shënon uljen në 4,8%.

Një rritje të vogël është shënuar në kategorinë furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve me 0,4%.

Përmirësimin më të ndjeshëm e të punësuarve e shënon sektori i ndërtimit, indeksi i së cilës shënoi rritjen prej 3,5%.

Indeksi i fondit të pagave

Tek të gjitha zërat e prodhuesve e të mirave është shënuar rritje në indeksin e fondit të pagave, teksa dhe këtu, ndërtimi zë përqindjen më të lartë.

Indeksi i fondit të pagave në ndërtim shënoi rritjen prej 16,8%. Së dyti në radhë, vjen kategoria furnizimi me ujë dhe trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, me rritjen prej 4,3%. Më pas në radhë vjen ajo e energjisë elektrike, gazit e avullit, me rritjen e indeksit të fondit të pagave prej 3,6% dhe së fundmi industria nxjerrëse dhe përpunuese prej 2,7%.

Rritja e shpenzimeve për pagat e punëtorëve në ndërtim

Në një raport të publikuar më herët nga INSTAT-i, atë të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa, u vu re se shpenzimet më të mëdha u regjistruan për pagat, me një rritje prej 5,2%.

Në radhë të dytë vinin shpenzimet për makineritë me 2,4%, kosto të tjera me 2%, transporti 1,7%, energjia 0,6%.

Edhe pse pati një rritje e të gjithë këtyre, u shënua një ulje prej 1,1% në shpenzimet materiale. Në këtë grupim, përfshihen materialet elektrike dhe të komunikimit që pësoi uljen më të madhe prej 2,2%, e pasuar nga “materiale ndërtimi” dhe “materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me nga 0,8% secila.

Next Post
Në vend të debatit shterpë mbi mandatin e prokurorëve të SPAK mendoni…

"Imamoğlu u arrestua në mars dhe tani doli në gjyq", Manjani: Tek ne të harrojnë në burg...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In