• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ulen ndjeshëm vrasjet në Shqipëri, rriten krimet seksuale

by Java News
26/07/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e dytë 2018, sipas INSTAT, janë evidentuar gjithsej 8.484 vepra penale, duke shënuar një rritje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.
Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e dytë 2018, është 13, 6 vrasje më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për grupveprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 36 vepra, 1 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 23, duke shënuar një rënie me 11 vepra, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen.

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar 31 krime me natyrë seksuale, 9 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Nga këto, 8 prej tyre i përkasin veprës penale “Vepra të turpshme”.

Në tremujorin e dytë 2018 janë evidentuar 438 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 26,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve.

Në këtë periudhë janë evidentuar 55 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 24,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e dytë 2018, është 144, duke shënuar një rritje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e dytë 2018, është 96, duke shënuar një rënie me 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e dytë 2018 është 570,12 vepra më shumë të evidentuara, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autorët e veprave penale

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar gjithsej 8.131 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 3,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 12, 5 autorë më pak të evidentuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë numërohen 45 autorë të evidentuar për grupveprën vrasje mbetur në tentativë, 6 autorë më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e dytë 2018, është 31, 2 autorë më pak, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017./ma.me

Next Post
FOTOT/ Greqia goditet nga një tjetër fatkeqësi, përmbyten disa zona

FOTOT/ Greqia goditet nga një tjetër fatkeqësi, përmbyten disa zona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com