• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulen me 10 euro tarifat e pasagjerëve, drejtori i “Rinasit”: Do të ndikojë në çmimin e biletave, ja pse u larguan kinezët

by A R
28/01/2021 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e rinj të aeroportit të Tiranës, vendosën të ulin me 2.5 euro tarifën e pasagjerëve që paguajnë kompanitë e fluturimit, çka pritet të ndikojë në reduktimin e çmimit të biletës dhe afrimin në Shqipëri të linjave ajrore low cost (çmim të lirë), të cilat ofrojnë udhëtime me çmime të ulta.

Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit, Constantin Alvensleben, thotë në një intervistë për televizionin Klan se tarifa tashmë është 10 Euro dhe kjo do të sjellë kosto të lira për kompanitë, një vendim pozitiv që do të ndikojë edhe në financat e tyre të prekura nga pandemia.

“Vendim përkthehet në një kosto më të lirë për kompanitë ajrore që përcaktojnë çmimin e biletës. Pasagjerët do të kenë lehtësi për blerjen e saj dhe po ashtu numri i tyre do të jetë më i madh. Ne kemi në plan të tërheqim sa më shumë linja ku planifikojmë të futim dhe kompaninë low cost  Ryan Air.”

Pavarësisht reduktimit të fitimeve në 2020-n me 60%, grupi i ri ka shpalosur një plan ambicioz investimesh prej 100 milion eurosh, i cili do të jetë pjesë edhe i ndryshimit të kontratës koncesionare me qeverinë shqiptare. Pavarësisht kësaj, Alvensleben nuk siguron nëse do të ketë ulje të tarifave të tjera aeroportuale.

“Nuk mund të konfirmoj nëse Aeroporti i Tiranës do të reduktojë tarifa të tjera, pasi ato janë pjesë e të ardhurave tona, të cilat janë të rëndësishme për investimet. Ne mendojmë të investojmë në të ardhmen 100 milion euro të cilat do të shkojnë për zgjatimin e pistës, rrugë lidhëse dhe zgjerimin e ambienteve akomoduese për 6 milion pasagjerë në vit nga 3 që është kapaciteti sot.”

Drejtori i Aeroportit të Tiranës pranon se ka patur negociata dhe është arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare, rezultat e të cilave nuk mund t’i japë sot, ndërsa jep edhe arsyet e largimit të grupit kinez China Everbright.

“Aeroporti ka patur një proces negocimi, përfundimet e të cilit unë nuk mund t’i them tani. Por jemi në një rrugë të mbarë! Unë besoj se grupi kinez gjeti momente të bukura gjatë kohës këtu pavarësisht pandemisë dhe faktit që Shqipëria donte të kishte çmime atraktive e mendoj se këto ishin arsyet përse ata ikën dhe u shitën te grupi Kastrati.”

Shitja e aksioneve te kompania Kastrati për 71 milion euro u zyrtarizua më 18 Dhjetor të vitit që shkoi, pas një pronësie 4-vjeçare të kompanisë kineze, e cila pati dhe beteja të shumta me qeverinë, pas debateve të çështjeve për sigurinë e aeroportit dhe negocimit për uljen e tarifave. Kontrata mes aeroportit dhe qeverisë përfundon në vitin 2027, ndërsa plani i investimeve prej 100 milionë Eurosh duke i shtuar dhe kostot e blerjes së të pronësisë, jep indicie për shtyrjen e afatit të saj.

/a.r

Next Post
Zbulohen qytete 4 mijë vjeçare

Zbulohen qytete 4 mijë vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In