• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

by S T
14/02/2025 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte duke e bërë më të lirë kredinë për ekonominë në fund të vitit që lamë pas. Një trend i tillë prite të forcohet edhe më tej pasi Banka E Shqipërisë pritet të marë vendime për ulje të mëtejshme të normës bazë e nxitur kjo nga një inflacion i ulët.

Në raportin e politikës monetare theksohet se segmenti i individëve spikat për konkurrencën e lartë mes bankave dhe ofrimin e kushteve më të lehtësuara të kreditimit, çka është reflektuar në rënie më të shpejtë të interesave krahasuar me bizneset.

Interesi i kredisë hipotekare për individë në tremujorin e katërt rezultoi 3.7%.Ndërsa interesi mesatar për kredinë e re në Lek dhënë biznesit në këtë tremujor rezultoi 6.4%, nga 6.8% që ishte në fillim të vitit.

Analiza e interesit të kredisë sipas shumës së lëvruar evidenton rënie të interesave në të dyja kategoritë. Kreditë me shumë deri në 35 mln lekë janë lëvruar me një normë interesi mesatare prej 7.4%, ose 0.2 % më të ulët nga një tremujor më parë.

Por ulja e normave të interesit është reflektuar edhe te depozitat, si në Lek, ashtu edhe në Euro. Interesi mesatar i depozitave në Lek rezultoi 1.9%, nga 2.2% që ishte në fillim të vitit. Në mënyrë të ngjashme, edhe interesi mesatar për depozitat në Euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga mesatarisht 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Diferenca mes interesave të depozitave në Lek dhe atyre në Euro mbetet pozitive dhe e qëndrueshme./

Next Post
GRAFIKU / Ndarja e mandateve, ja si do të duket Kuvendi i ardhshëm i Kosovës

Zgjedhjet në Kosovë/ Pesë rrugët drejt kabinetit të ri! Asnjë nga partitë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com