• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ulëm çmimin për 95% të klientëve familjarë”, Rama: Shqipëria do të bëhet sovrane në energji

by B K
29/03/2025 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS për mandatin 4, ku u ndal edhe tek fusha e energjisë. Ai nënvizoi se për herë të parë, qeveria aktuale ka rritur prodhimin e energjisë dhe ka zgjeruar burimet e saj, duke u bërë më pak të varur nga importet. Një tjetër arritje e theksuar ishte ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë me 10.5% që nga 1 shkurti, ku 95% e klientëve familjarë përfituan ulje çmimi.

“Vijmë tek gropa më e madhe ku ne e gjetëm Shqipërinë në 2013, energjia.  50% për qind e prodhimit që transmetohej në rrjetë, humbiste, vidhej. Sot jemi në normat pak a shumë të mesatares europiane dhe ajo që është më e rëndësishmja që duhet ta dinë të gjithë, për herë të parë, për herë të parë, qysh se ne kemi marrë detyrën, një qeveri e Shqipërisë ka rritur prodhimin, pra ka rritur burimet dhe ka rritur kapacitetet prodhuese të Shqipërisë. Nga një anë, burimet sot nuk janë vetëm hidrike, siç ishin. 10% e prodhimit sotëm të Republikës së Shqipërisë është fotovoltaik,  në 2030, duke shkuar 30% dhe në mandatin e katërt, ne do të marrim përfundimisht, përfundimisht, pozicionin e një vendi sovran në energji, nuk do kemi më nevojë të importojmë energji nga askush, përkundrazi, jo vetëm do të kemi për vete, por do të mund t’ju eksportojmë të tjerëve.Tani, kur ne morëm detyrën, fuqia e përgjithshme prodhuese, se kjo është shumë e rëndësishme, kjo ishte fuqia e përgjithshme prodhuese e Shqipërisë. Ju kujtohet këneta, ndoshta duke u bazuar edhe te uji vetë, premtonte Shqipërinë superfuqi energjetike. Diku ma kapi veshi prapë në një nga ato uuuu-të e bufit. Superfuqia energjetike e premtuar ishte kjo, gjithë ajo shifër lart është sekretari i parë i sekretarit, që u bë pastaj kryetari i partisë opozitare.E kishte bërë shoku Enver atë bashkë me diktaturën. Këneta shtoi vetëm këtë shifër këtu dhe e shtoi me skemë mbështetëse, pra duke i dhënë lekë kompanisë që ndërtoi dhe prodhimin këneta e rriti vetëm me 241 MËH. Shikoni, sot prodhimi ishte atje kur ne e morëm, pra, shoku Enver me shokun Buf, atje, këtu është rezultati.

Pra, dyfish prodhim, 3298 MËH dhe këtu do shkojmë në 2030. Kjo do të jetë Shqipëria sovrane dhe të gjitha këto janë të planifikuara nuk janë ëndrra, janë të gjitha në tavolinat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Dhe ka dhe një gjë tjetër që shoku Buf bëri, që është një nga krimet më të mëdha ekonomike që i janë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtetarët, që katër hidrocentrale ia mori popullit dhe ia dha një privati. Nuk e bën njeri këtë, nuk ndodh kjo asgjëkund. Nuk ndodh, ia mori popullit dhe ia dha një privati dhe pse ia dha? Në këmbim të TVSH, ia hoqi sistemit publik dhe ia dha një privati, pra 50% e prodhimit të shokut Enver, vidhej. Ndërkohë që, sot ne kemi, jo vetëm dyfish prodhim nga çfarë gjetëm nga shoku Enver me shokun Buf, por kemi edhe një rënie drastike të humbjeve në rrjet, ndërkohë që sot vjedhja e energjisë është një gjë shumë e rrallë dhe arkëtimi është i plotë.

Çmimi i energjisë nga 1 shkurti, çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, 1 milion e kusur, u ul me 10,5%. 95% e klientëve familjarë morën ulje të çmimit”, tha Rama.

Next Post
“Ushtria jonë, më e mirëpaguara në rajon”, Rama: Së shpejti, anije dhe dronë luftarakë. Shkolla e aviacionit do të rilindë

"Ushtria jonë, më e mirëpaguara në rajon", Rama: Së shpejti, anije dhe dronë luftarakë. Shkolla e aviacionit do të rilindë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In