Ukrainë/ Forcat ruse marrin robër vëzhguesit e OSBE në Donetsk dhe Luhansk?!

Shumë vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë, thotë organizata.

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM [Misioni Special i Monitorimit] janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk,” tha organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se “po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, por nuk dha më shumë detaje.

Në një deklaratë të veçantë dje, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi “raportet alarmante” se “forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM”. Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të “vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën”.

OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com