• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ukrainë/ Artisti komedian mbetet favorit për zgjedhjet e së dielës

by Java News
20/04/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina po bën përgatitjet e minutës së fundit për të zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ukrainasit do të zgjedhin mes Presidentit Petro Poroshenko dhe Volodimir Zelenskiy, një komedian, i cili luan rolin e një presidenti në një seri televizive mjaft të ndjekur.

Sipas sondazheve 41-vjeçari Volodimir Zelenskiy, i cili nuk ka përvojë politike, është shumë i favorizuar për të mposhtur presidentin Poroshenko. Ai e fitoi “vrullin” nisur nga zhgënjimi i votuesve për shkak të korrupsionit, vështirësive ekonomike dhe një konflikti të vazhdueshëm në lindje të vendit.

Zoti Poroshenko u përpoq të ndezë mbështetësit e tij në një miting të premten në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, vetëm disa orë përpara se kandidatët të zhvillonin një debat televiziv në nivel kombëtar në stadiumin olimpik të qytetit.

Presidenti 51-vjeçar u tha disa mijëra mbështetësve se zoti Zelenskiy do të shfrytëzohej nga presidenti rus Vladimir Putin nëse do të zgjidhej në këtë post dhe tha gjithashtu se një fitore e tij do të pengonte shanset e Ukrainës për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe që atëherë vendi është futur në një luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të vendit.

Zoti Zelenskiy e ka shmangur fushatën politike tradicionale, kryesisht duke shmangur intervistat në media dhe duke dhënë shfaqje me komedi në qytete të ndryshme të vendit. Gjatë daljeve mediatike ai ka mbrojtur synimin për lidhje më të ngushta me BE-në dhe NATO-n. Ai ka bërë thirrje gjithashtu për përpjekje më të madhe për të riintegruar rebelët në lindje të vendin.VOA

Next Post
Amerikanët, asistencë OSHEE-së për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet

Shkodër/OSHEE bën qindra kontrolle, procedohen 67 abonentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In