• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ukrainasja që jeton prej 11 vitesh në Shqipëri: Edhe gratë po marrin armët, mos na lini vetëm përballë Rusisë

by A R
26/02/2022 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irina Romanova me origjinë nga Ukraina e cila jeton prej 11 vitesh në Shqipëri ishte në “Publikisht” në  RTSH ku foli për situatën e luftës në vendin e saj dhe komunikimet e fundit që ka pasur me të afërmit e saj. Romanova deklaroi se në momentin kur nisin lufta e ka marrë vesh lajmin nga mesazhi i nënës së saj që i uronte mirëmëngjes duke i treguar se është gjallë. Ky mesazh ka qenë tronditës për Romanovën e cila shprehet se nuk kishte marrë vesh ende që atje kishte nisur një luftë pasi deri në momentin e fundit ashtu si shumica e qytetarëve ukrainas ishin të bindur që Rusia nuk do e ndërmerrte këtë veprim.

“Unë e mora vesh lajmin dje. Në orën 6 të mëngjesit më vjen mesazhi nga mami “Mirëmëngjesi ne jemi gjallë”. Po shikoj disa ukrainase që unë ndjek kanë bërë transmetimin e zgjimit nga sirenat që në orën 4 të mëngjesit. U shokova dhe u ula në karrige. Thashë ndoshta është një gabim. Është e pamundur sepse kam qenë e bindur që nuk do guxojë Putin të sulmojë Ukrainën. Të gjithë në Ukrainë kanë pasur këtë besim. Ishin gati për luftë por shpresa vdes e fundit. Nuk e besojmë dot që në ditët e sotme një shtet të sulmojë në atë formë një shtet sovran dhe të pavarur. Kjo është e vërteta dhe ajo që kemi ne sot. Vazhdimisht jam në komunikim me mamin. IK tregoj djalin që ajo të ketë humorin e mire. Unë jam më shumë në panik se prindërit e mi. Vazhdimisht unë i kërkoj mamit një mesazh”, tha ajo.

Romanova shpjegoi edhe sistemin e rregullave me të cilat u duhet të jetojnë familjarëve të saj si një strategji e popullit ukrainas për të shmangur një sulm të mundshëm në orët e natës.

“Është vendosur ora policore. Është këshilluar për të gjithë qytetarët që rreth orës 8 të mos ndezin dritat nëpër shtëpi, të mos përdorin shumë ujë dhe të mos përdorin rrjetet sociale. Nëse dikush u shikon ndonjë lëvizje të dyshimtë dërgohen video në grupe. Është më e sigurt që ata mos të dalin gjatë këtyre orëve. Nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka ndërprerje të furnizimit të dyqaneve, Ditën e parë ka qenë pak dyndje por furnizimet nuk janë ndërprerë sa i përket gjërave bazike nuk kanë ndërprerje”, tregoi Romanova.

Irina nuk është pjesëtarja e vetme e familjes së saj që lufta e ka gjetur jashtë kufijve të Ukrainës. Edhe babai i saj me profesion marinar tashmë ndodhet në lëvizjet e tij jashtë vendit. Irina tregon se ai ka kërkuar zgjidhje të kontratës në kompaninë ku punon për t’u kthyer në vendin e tij duke marrë armët.

Babi im është me profesion marinar. Dhe është tani në një nga lëvizjet e tij që nuk është në Ukrainë. Ai ka kërkuar të ndërpresë marrëdhënien me kompaninë ku punon për t’u rikthyer në Ukrainë. Ai ka thënë që unë do të vij do të marr armë dhe do të bashkohem me forcat territoriale ushtarake e përbërë nga qytetarët e vendit. Po habitem, madje përveç faktit që të gjithë meshkujt janë treguar të gatshëm. Po sigurojnë fëmijët dhe gratë dhe do të kthehen me armë dhe urrejtje”, tha ajo.

Madje jo vetëm burrat. Irina tregon edhe rastet e disa mikeshave të saj që janë treguar të gatshme të marrin armët për të mbrojtur vendin pasi nuk mund të rrinë duarkryq duke pritur pushtuesin në shtëpi. Romanova thotë se aktualisht komunikimet me Rusinë janë ndërprerë jo vetëm diplomatikisht mes dy shteteve por edhe mes qytetarëve që kanë lidhje me njërin tjetrin. Në këtë rast ajo tregoi rastin e një personi të afërm të saj në Rusi që për shkak të pozicionit që mban është i detyruar të distancohet prej tyre.

“Një e njohur ka marrë armë dhe është bashkuar me burrin. Edhe një mikeshë tjetër e cila ka dy fëmijë thotë do marr armën sepse jam e lodhur. Mesazhi i fundit që kam marrë nga një shoqe tjetër është që do të bëjnë atë që duhet për të ndihmuar burrat dhe ushtarët. Diferenca mes ushtarit rus dhe ukrainas është se rusët fshihen pas grave ndërsa ukrainasit i fshehin pas vetes. Kam një të njohur në Rusi me të cilin i kam ndërprerë marrëdhëniet. Tani nuk ka më neutralitet. Ose bardhë ose zi. Unë e di shumë mirë që ai është me shpirt me ne por për shkak të pozicionit të tij të lartë nuk mund ta shprehë sepse minimumin do të jetë në burg”, deklaroi Romavona.

Ne fund me lot në sy ajo ka një apel për të gjithë shtetet që të mos e lënë vetëm vendin e saj përballë agresorit rus.

“Gjithë forcat ushtarake të Ukrainës kanë shprehur gatishmërinë për të mbrojtur vendin.  Ne nuk ia dalim dot kundër një grabitësi vetëm më shpirt. Shpirtin ia kemi treguar të gjithë botës. Por lutem të mos na lënë vetëm. Është gjenocid ndaj popullit im. Ne jemi aty, janë fëmijët që zgjohen në mëngjese jo me alarm por me sirena. Ka fëmijë që po vdesin por nuk mund të shkollohen. Edhe natën nuk e dinë ku do e kalojnë dhe flenë në bodrume. Si ka mundësi që një botë nuk mund të ndalojë një skizofren”, u shpreh ajo mes lotësh.

/a.r

Next Post
Erdogan ‘tradhton’ Putin del në krah të Ukrainës/ Zelensky: Turqia ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake në Detin e Zi

Erdogan ‘tradhton’ Putin del në krah të Ukrainës/ Zelensky: Turqia ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake në Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Flakët rrezikojnë banesat në Bulqizë

VIDEO/ Flakët rrezikojnë banesat në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

August 30, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

August 30, 2026
3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

August 30, 2026
Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

August 30, 2026
Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

August 30, 2026
Lëvizje në PS! Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë

Lëvizje në PS! Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com