• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukrainasit sigurojnë mjete të rënda nga SHBA dhe Franca: Moska përgatitet për një ofensivë në shkurt

by A R
05/01/2023 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në terrenin Ukrainas tashmë duket e ngrirë si fushëbeteja ku ajo po zhvillohet, palët janë pozicionuar në transhe dhe janë episode si ai i sulmit në bazën ruse të Makiivka, që sipas Kievit ka shkaktuar vdekjen e 400 ushtarëve rusë, ndërkohë që vetë Kremlini flet për dhjetëra të tillë.

Por sipas zyrtarëve ukrainas, Moska po përgatitet për një ofensivë të madhe në shkurt, kur do të mbush ekzaktësisht një vit nga fillimi i fushatës.

“Për ta, këto data janë të rëndësishme dhe ne jemi të bindur që ata po organizojnë një ofensivë për atë periudhë”, deklaroi sekretari i Këshillit të Sigurisë ukrainas, Oleksii Danilov.

Ai shtoi se Kremlini ka filluar një lobing të fortë për të bindur lidershipin ukrainas dhe veçanërisht presidentin Zelensky që të firmosë një marrëveshje paqeje, që mund të jetë vazhdimi i marrëveshjeve të Minskut. Danilov shtoi se Kievi nuk do të pranojë asnjë nga këto marrëveshje.

Por ukrainasit po fillojnë që tani të përgatiten dhe i kanë kërkuar amerikanëve dhe aleatëve të NATO-s përforcime të tjera. Vetë presidenti amerikan Joe Biden dje gjatë një takimi me gazetarët ka pohuar se SHBA mund të dërgojë mjetet luftarake Bradley në Ukrainë, më të përshatshëm se tanket në terrenin e vështirë në dimër.

Mbështetje mjetesh të rënda Kievit i kanë ardhur edhe nga Franca, siç ka pohuar vetë Zelensky.

Ndërkohë, autoritetet ushtarake të Kievit kanë deklaruar që qyteti strategjik i Bahkmut, ku po përqendrohet pjesa më e madhe e dyluftimeve, është shkatërruar me 60%, edhe pse rusët sipas tyre janë tërhequr nga qyteti, dhe ndodhen në një terren të zbrazet ku janë tashmë pre e sulmeve që po i kushtojnë shumë viktima.

/a.r

Next Post
Bogdani i dorëzon dorëheqjen Bashës: Ylli polar i punës time do të jetë…

Bogdani kritikon PD: Fushata jonë shumë e vonuar, do reflektohet në rezultat. Humbëm kohë me "Primaret"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In