• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukrainasit që i ikën luftës shpenzojnë 35 mln dollarë dita në Europë, vjet tërhoqën 18 miliardë nga bankat

by A R
30/01/2024 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë para po dalin nga Ukraina nëpërmjet qytetarëve të saj sesa po hyjnë në vend. Ky detaj është zbuluar nga të dhënat e bëra publike nga nënkryetari i Bankës Kombëtare të Ukrainës (NBU), Sergey Nikolaichukhas.

Dalja e fondeve private nga Ukraina kapi shifrën e rreth 20 miliardë dollarëve në vitin 2022 kur kulmoi lufta me Rusinë, për të rënë në 18 miliardë dollarë vitin e kaluar.

“Shifrat kanë të bëjnë me paratë që shpenzojnë ukrainasit, të cilët tani ndodhen jashtë vendit, nga kartat e tyre bankare në kategorinë Udhëtim. Nga prilli 2023 e deri më sot, 35 milionë dollarë po tërhiqen çdo ditë nga kartat bankare të Ukrainës”, sqaroi Nikolaichukhas.

Në të njëjtën kohë, sasia e parave që dërgohen në Ukrainë nga qytetarët e saj jashtë vendit vazhdon të bjerë. Remitancat ishin 14 miliardë dollarë në vitin 2021, para shpërthimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por një vit më pas shuma ra në 12 miliardë dollarë dhe në vitin 2023 arriti një nivel të ulët historik, prej 10.6 miliardë dollarësh.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga shpërthimi i luftimeve në shkurt 2022. Por, demografja e shquar ukrainase Ella Libanova vlerësoi se 9 milionë njerëz janë larguar nga vendi.

Udhëheqësi i opozitës ukrainase në mërgim, Viktor Medvedchuk iu referua një shifre shumë herë më të madhe gjatë verës, duke pretenduar se 17.9 milionë qytetarët, pothuajse gjysma e popullsisë së vendit janë bërë refugjatë.

/a.r

Next Post
Sekuestrohen mbi 600 mijë euro CASH, goditet banda shqiptaro-rumune e kokainës

Sekuestrohen mbi 600 mijë euro CASH, goditet banda shqiptaro-rumune e kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com