• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ukrainasit e strehuar në Shqipëri festojnë Pashkën, Veliaj: E drejta dhe dashuria triumfojnë mbi çdo të keqe

by A R
24/04/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pashka Ortodoske u festua edhe nga qytetarët ukrainas, fëmijë dhe nëna të strehuara në Shqipëri për shkak të luftës. Festës iu bashkuan sot edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, të cilët ndoqën një program të pasur artistik me këngë tradicionale ukrainase, për të vijuar më pas me drekën e shtruar nga Bashkia e Tiranës për këtë ditë të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se mesazhi që përcjell Pashka është se e drejta dhe dashuria triumfojnë mbi të keqen. “Krishti u ngjall është ndoshta mesazhi më i fortë i kësaj dite. Sot ne kujtojmë Krishtin, kujtojmë besimtarët, kujtojmë besimin, por mesazhi është më shumë se sa fetar, mesazhi është edhe politik. Ashtu si Krishti në kryq, ne rrethohemi me njerëz, me autoritete ose me shtete, që duan të na shohin në kryq. Ka fuqi, ka njerëz, që duan të na shohin të gozhduar, të nënshtruar, mundësisht të vdekur. Por, mesazhi i Pashkëve është se e drejta triumfon gjithmonë – e mira dhe dashuria triumfojnë mbi çdo të keqe”, tha ai.

Veliaj shprehu besimin se Ukraina do të ngrihet më e fortë seç ishte përpara luftës. “Mund të ketë disa fuqi që në dukje shfaqen më të forta, që sillen sikur janë të tilla me arrogancë, që i shtypin të tjerët. Por, këto fuqi janë si betoni – Në dukje të forta, por të vdekura, nuk kanë jetë! Ne jemi si kjo pema, që lulëzojmë mbi të fortën, mbi të keqen, ngrihemi më të bashkuar e më të dashur me njëri-tjetrin. Në këtë ditë Pashke, ku ne kujtojmë ringjalljen e Krishtit, ringjalljen dhe fitoren e së mirës mbi të keqen, është një kujtesë se Ukraina do të fitojë. Ukraina do të ngrihet më e fortë seç ishte përpara dy muajsh”, tha kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku siguroi se pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i vogël, ajo dhe aleatët e saj do ta mbështesin Ukrainën. “Nuk ka rëndësi nëse jemi një vend i vogël si Shqipëria apo një vend i madh si Amerika sepse për të mbështetur Ukrainën jemi të gjithë bashkë. Ashtu si dy klerikët tanë këtu, nëse veshim rrobat e shërbesës përditë, nëse mbajmë dorezat kur gatuajmë shërbesën, apo nëse kemi kujdesin e shërbesës ku rritim fëmijët, ashtu edhe secili prej nesh është thirrur të shërbejë derisa kjo betejë të fitohet. Jemi këtu për të mbajtur fjalën, ashtu siç do të mbajmë fjalën për të gjithë mbështetjen ndaj Ukrainës”, deklaroi Veliaj.

Ndërsa, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, nënvizoi se në këto çaste të vështira, të gjithë zemrat anembanë botës rrahin bashkë me ato të qytetarëve të Ukrainës. “Ka shumë pak ditë kaq të fuqishme dhe simbolike sa ç’janë Pashkët. Ky është një moment kur ne festojmë triumfin e Krishtit mbi Djallin, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. I ndjeva të gjitha këto kur pashë fëmijët, duke kërcyer, sapo mbërritëm këtu. Ky është një moment i errët dhe mbrëmë, kur munda të shkoja në kishë për të festuar meshën e Pashkës, në momentet kur të gjithë i kishim ndezur qirinjtë, mendova se si të gjitha zemrat tona anembanë botës rrihnin së bashku, si një zemër e vetme, bashkë me zemrat tuaja dhe të gjithë Ukrainës”, theksoi Kim.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov falënderoi qytetarët shqiptarë dhe Bashkinë e Tiranës për mbështetjen që i kanë dhënë popullit ukrainas në këto momente të vështira që po kalon vendi i tyre. Prej më shumë se një muaji, me ndërmjetësimin e Bashkisë së Tiranës shumë qytetarë të larguar nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë gjetur strehim në Shqipëri.

Next Post
Blinken udhëton drejt Kievit, Zelensky: Nëse bombardohet fabrika e çelikut, s’ka negociata!

Blinken udhëton drejt Kievit, Zelensky: Nëse bombardohet fabrika e çelikut, s’ka negociata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In