• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina pret evakuim të mëtejshëm të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol

by Java News
02/05/2022 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët ukrainas thanë se presin që të hënën të evakuohen më shumë civilë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në një video-mesazh të dielën vonë se më shumë se 100 civilë u larguan të dielën dhe se ata do të mbërrijnë të hënën në Zaporizhia, rreth 200 kilometra larg Mariupolit.

Me rënien nën kontrollin e forcave ruse të pjesës tjetër të Mariupolit, qindra civilë dhe rreth 2000 trupa ukrainase, janë ngujuar në fabrikën e çelikut Azovstal. Përpjekjet e shumta të mëparshme për të evakuuar civilët dështuan dhe Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e rrugëve të evakuimit.

“Për herë të parë, kishte dy ditë armëpushim të vërtetë në këtë territor”, tha presidenti Zelenskyy.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cilësoi situatën në Azovstal “një katastrofë të vërtetë humanitare” me njerëzit që përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kryen evakuimet e së dielës, duke e quajtur atë një “operacion kalimi të sigurt”.

Rreth 100,000 civilë të tjerë ukrainas mund të jenë ende në Mariupol, i ckili shtrihet në bregun verior të Detit Azov, pas një fushate dymujore bombardimesh që e kanë rrafshuar atë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila së bashku me gjashtë ligjvënës të tjerë demokratë zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar të shtunën në Kiev për t’u takuar me presidentin Zelenskyy, po zhvillon bisedime të hënën në Poloni me presidentin Andrzej Duda, ndërsa premton mbështetje për aleatët e NATO-s në përpjekjet e tyre për të mbështetur Ukrainën.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia sulmoi vendin në fund të shkurtit. Më shumë se 3 milionë prej tyre janë vendosur në Poloni. Rumania zë vendin e dytë me më shumë se 800,000 refugjatë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se zonja e parë Jill Biden, do të fillojë një udhëtim të enjten në Rumani dhe Sllovaki, që do të përfshijë takime me ukrainasit e zhvendosur pas agresionit rus. Zonja Biden do të takohet gjithashtu me punonjësit e ndihmës, familjet lokale që mbështesin refugjatët ukrainas dhe edukatorët që po ndihmojnë fëmijët ukrainas të vazhdojnë shkollimin. /VOA

Next Post
Propozimi i piktorit Helidon Haliti: Autobusi mbi Lanë të qëndrojë aty si instalacion publik

Autobusi i Unazës ra në Lanë, telashe për shoferin e urbanit/ Procedohet penalisht 62-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In