• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina përdor teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë

by Java News
22/06/2022 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia e identifikimit të fytyrës mund të ndryshojë luftërat në botë. Ukrainasit tashmë kanë filluar të përdorin teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë. Ata shpresojnë që kjo mund të frenojë krimet e luftës.

Ndonëse është e debatueshme, policia amerikane po mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar të dyshuarit dhe viktimat. Tani kjo teknologji po përdoret në luftë, për të identifikuar të vdekurit, armiq të mundshëm dhe të dyshuar për krime lufte.

“Teknologjia e identifikimit të fytyrës është një nga mjetet shumë të dobishme që ne përdorim tani dhe funksionon në mënyrë perfekte. Brenda Policisë Kombëtare të Ukrainës, ne kemi më shumë se pesë departamente që e përdorin atë”, thotë Leonid Tymchenko, zyrtar i policisë ukrainase.

“Clearview AI”, një kompani teknologjike amerikane për identifikimin e fytyrës, u ka dhënë zyrtarëve ukrainas qasje në të dhënat e saj që përmbajnë miliarda fytyra për të kontrolluar identitetin e ushtarëve rusë. Kompania mbledh imazhe nga faqet si Facebook dhe faqe të tjera publike, duke përfshirë ato të mediave sociale ruse si “VKontakte” ose “VK”.

“Ata kishin foto të dy ushtarëve të vdekur. Për njërin prej tyre kishte të dhëna mbi identitetin e tij, ndërsa për tjetrin jo. Duke përdorur fotografitë e fytyrës sistemi ynë arriti të identifikonte profilin e mediave sociale në internet të ushtarit të vdekur”, thotë Hoan Ton-That, president i kompanisë “Clearview AI”.

Zoti Ton-That thotë se nëse njerëzit e dinë se identiteti i tyre përfundimisht do të mund të përcaktohet nga një foto e bërë me një telefon, teknologjia mund të veprojë si një frenuese e krimeve të luftës. Por kompania “Clearview AI” është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se si merr fotografitë dhe se si është përdorur programi i saj.

“Kompania “Clearview AI” po merr të dhënat e fytyrës suaj nga fotofrafitë e postuara në internet, në llogaritë tuaja të mediave sociale, për një qëllim krejtësisht tjetër dhe po i kthen ato në një armë, që tani po përdoret në një zonë lufte”, thotë Stephanie Hare, studiuese e teknologjisë.

Kritikët e kompanisë “Clearview AI” po bëjnë thirrje për rregulla më të forta mbi përdorimin e kësaj teknologjie. Por, për ata që përballen me mizoritë e kohës së luftës, teknologjia e identifikimit të fytyrës është një mjet i nevojshëm./VOA/m.j

Next Post
Gjykata merr vendim/ Duke nisur nga sot, gazetarët, avokatët dhe dëshmitarët nuk lejohet të kenë celular gjatë seancave

Gjykata merr vendim/ Duke nisur nga sot, gazetarët, avokatët dhe dëshmitarët nuk lejohet të kenë celular gjatë seancave

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Nuk e beson më SHBA dhe NATO askush.Shkoi Baiden sot në Arabinë saudite.Pra takoi presidentin arab të cilin e quajti kriminel për vrasjen e gazetarit arab në ambasadën arabe.Pra vrasësi takohet me vrasësin.Pra janë takuar 2 vrasës sipas mediave të huaja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

January 23, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Sherr në një lokal në Lezhë, kapet nga policia vëllai i Arben Ndokës

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In