• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina nuk lëshon pe, kërkon ndihmë ushtarake te Gjermania

by Java News
29/11/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konfliktin me Rusinë para gadishullit të Krimesë, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko vazhdon kursin e konfrontimit e jo të çtensionimit. Ai i ka kërkuar drejtpërdrejt Gjermanisë e NATO-s ndihmë ushtarake. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko i ka kërkuar Gjermanisë dhe NATO-s ndihmë ushtarake në konfliktin me Rusinë.

“Gjermania bën pjesë tek aleatët tanë më të ngushtë dhe ne shpresojmë, që në NATO të ketë shtete të gatshme, që të vendosin anijet ushtarake në Detin Azov, për t’i dalë në krah Ukrainës dhe të kujdesen për sigurinë”, tha Poroshenko për gazetën gjermane “Bild”.

Në konfliktin me Rusinë ai i ka varur shpresat tek kancelarja Merkel. “Kancelarja Merkel është një mike e madhe e Ukrainës. Në vitin 2015 përmes negocitatave në Minsk ajo e ka shpëtuar njëherë vendin tonë dhe ne shpresojmë që bashkë me ne dhe aleatët e tjerë të na mbështesë po kaq shumë”, ka thënë Poroshenko.

 

BE e shqetësuar

Merkel ndërkohë është angazhuar e ka telefonuar të hënën me presidentin rus, Vladimir Putin. Lidhur me ndihmën ushtarake, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë disa herë të qartë, se marrëveshja e bashkëpunimit me Kievin aktualisht nuk parasheh mbështetje ushtarake. Bashkimi Europian paraqitet i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Rusi dhe Ukrainë. Ka një “rritje të rrezikshme” të tensioneve, deklaroi e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Dhuna e Rusisë dhe militarizimi i rajonit në ngushticën e Kertshit është i papranueshëm, u shpreh Mogherini. Rusia duhet të lejojë pa asnjë pengesë anijet të kalojnë nëpër ngushticën në afërsi të Krimesë, si edhe të lirojë anijet e konfiskuara dhe ekuipazhin, kërkohet nga BE

 

Poroshenko kërkon sanksione të tjera

Për gazetën gjermane “Bild”, presidenti ukrainas është shprehur, se presidenti rus, kërkon “kthimin e perandorisë së dikurshme ruse” dhe prandaj” ka zgjatur dorën “ndaj të gjithë Ukrainës”. Ai bëri fjalë për një “sulm të paimagjinueshëm ushtarak” dhë kërkoi sanksione të tjera të perëndimit kundër Moskës. Gjermania nuk do të vendosë për momentin për masa të tjera ndëshkuese. “Putini duhet të lirojë menjëherë ushtarët tanë dhe në të njëjtën kohë të lirojë detin për transportin ndërkombëtar të anijeve”, kërkoi presidenti ukrainas.

Ndërsa presidenti rus, Putin akuzoi Kievin për provokim të qëllimshëm. Poroshenko e ka inskenuar këtë, me qëllim që të rrisë vlerat e popullaritetit në marsin e ardhshëm, kur zhvillohen zgjedhjet parlamentare.(DW)

 

Next Post
Galeria e fotove/ Homazhet te “Dëshmorët e Kombit” tregojnë lidhjen Pozitë-Presidencë

Galeria e fotove/ Homazhet te “Dëshmorët e Kombit” tregojnë lidhjen Pozitë-Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In