• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ukraina nuk është vetëm e ukrainasve”

by Java News
04/03/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati dhjete vite me pare nje kolegu im Italian u martua me nje vajze ukrainase dhe sebashku blene nje shtepi perdhese me oborr ne rrethinat e Odeses. E takova mikun tim perseri disa vite me vone dhe ai duke e ditur profesionin tim si shkencetar i tokes (me mire i dhèut) me thote se ne kohen e lire ne kopeshtin e tij kultivonte perime te ndryshme dhe mahnitej me token e zeze e pjellore qe prodhonte aq shume pa perdorur asnje lloj plehu kimik apo organik. Eshte nje dhé i shkrihet me thoshte plot jete e gjjallesa. Une e dija fare mire per cfare dhéu behej fjale. Keto toka te zeza e teper pjellore ne gjuhen pedologjike ne Amerike quhen Mollisole (nga Latinishtja e bute (soft) ndersa ne gjuhen nderkombetare te klasifikimit te tokave quhen Chernozem (me origjnine Sllave toke e zeze) ose Kastanozem (perseri nga Sllavishtja toke e zeze me ngjyre si geshtenja). Sigurisht per shume lexues ka pak rendesi cfare emri kane keto toka. Ajo qe ju intereson atyre eshte per cfare perdoren dhe cfare prodhojne. E pra pikerisht ketu qendron rendesia kolosale e tyre. Keto lloj tokash te zeza ne shkalle globale mbulojne vetem 3 per qind te siperfaqes tokesore por ato prodhojne afro 90 per qind te drithrave ne shkalle boterore. Jane te shtrira kryesisht ne zonen qendrore te SH.B.A-se dhe Kanadase, ne Ameriken Latine sidomos ne Argjentine, ne Euro-Asi, si dhe ne pjesen veriore te Azise Qendrore duke perfshire nje territor te gjerre sidomos ne Rusi. Ukraina eshte e bekuar te kete 34 million hektare toka te tilla. Per nga rendesia qe kane keto toka ne vitin 2018 Organizata Boterore per Ushqimin dhe Bujqesine (FAO) vendosi krijimin e nje Forumi Nderkombetar per Ruajtjen dhe Mire Administrimin e Tokave te Zeza duke i shpalluar ato si nje pasuri e rralle dhe e pazevendesueshme per sigurine ushqimore kudo ne bote. Per me teper keto lloj tokash ruajne ne brendesi te tyre sasi kolosale te karbonit organik si nje mase mbrojtese kundrejt ndryshimeve klimatike. Ne te kundert, ne se do te keq perdoreshin ato kthehen ne nje burim te madh te clirimit te karbonit organik ne atmosfere duke e pershpejtuar ngohjen globale. Ka shume specialiste te tokave ne bote qe kane dale me mendimin se tokat e zeza te ketij lloji duhet te shpallen pasuri boterore dhe te ruhen me ligje te vecanta, dicka e ngjashme me Konventen e Biodiversitetit qe klasifikon shume gjallesa ne rrezik eliminimi. Atehere pse them se Ukraina nuk eshte vetem e Ukrainasve. Sepse ky vend, kryesisht fale tokave pjellore dhe klimes se pershatshme nuk prodhon drithra vetem per 44 milione banoret e saj por per me shume se 400 milione njerez kudo ne bote. Eksportet e drithrave te Ukraines zene gati 15 per qind te totalit boteror duke tejkaluar te gjithe sasite qe vendet e BE-se bashku eksportuan ne vitin 2020. Disa dite me pare, Francesco Divella, nje nga prodhuesit me te medhenj te industrise se pastave ne Itali ne nje interviste per televizionin italian shprehte shqetesimin se mbyllja e porteve ne Ukraine po shkaktonte mbylljen e disa prej fabrikave te tij pasi gruri i blere nuk do te mberrinte ne Itali. Por une do te thoja cfare do te ndodhte me Egjyptin nje vend me 102 milion banore qe eshte vendi i pare ne bote per importin e drithrave, sidomos te grurit. Ajo qe quhet Pranvera Arabe filloi pikerisht nga mungesa e bukes. Keto jane edhe disa nga aresyet pse bursa e Cikagos ku tregtohen ato qe quhen commodities (ose materiale baze, perfshire edhe drithrat) ndjehu menjehere tronditje sapo filloi lufta ne Ukraine. Sigurisht te gjitha bursat e botes u tronditen. Nga ana tjeter, edhe pse pak flitet, Kina eshte partneri kryesor tregtar i Ukraines me nje vlere vjetore prej mbi 15 miliard dollare simbas te dhenave te vitit 2020. Ky bilan eshte gati dy here me i madh se ai midis Gjermanise dhe Ukraines. Ne rastin tone, une nuk e di nga vijne dritherat ne Shqiperi, ndoshta edhe nga Ukraina. Por do te thoja se bujqesia jone nuk duhet te anash kaloje prodhimin sidomos te grurit dhe te misrit. Ne i kemi mundesite te fuqizojme prodhimin e tyre sidomos ne ato zona ku kushtet tokesore e klimatike jane te pershtatshme. Nuk them se cdo gje duhet ta prodhojme vete si dikur, por disa nga prodhimet baze qe kane nje ndikim direkt ne sigurine ushqimore dhe ne traditen tone te te ushqyerit qe vazhdon te mbeshtetet akoma fuqimisht tek buka ndoshta duhen ripare dhe mbeshtetur me mire. Uroj qe lufta te mbaroje sa me shpejt. Vuajtjet e popullit ukrainas jane tragjike dhe pa dyshim nuk e meritojne nje drame te tille. Nje bote e tere eshte ne mbeshtetje te tyre edhe pse pa e ditur dikur mund te kene ngrene nje pjate me makarona apo nje embelsire qe e kishte nisur rrugetimin e saj nga tokat pjellore te Ukraines dhe nga fermeret e pa lodhur te saj. Ukraina eshte dhe do te mbetet e Ukrainaseve, e popullit te saj qe me heroizem po mbron vendin tij.

Prof. Dr. Pandi Zdruli

Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali

Next Post
Aksident në minierën e Bulqizës/ Plagoset rëndë 38-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

Aksident në minierën e Bulqizës/ Plagoset rëndë 38-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In