• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ukraina në luftë, por shqiptarët guxojnë të bëjnë biznes

by Java News
10/12/2016 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtues dhe anëtarë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve zhvilluan një vizitë në Ukrainë për të eksploruar mundësitë e dërgimit të mallrave prodhuar në Shqipëri. Alban Zusi kreu i Qendrës Shqiptare të  Eksporteve në këtë vizititë shoqërohej nga biznesmenë që operojnë në fushën e eksporteve të fruta perimeve, turizmit dhe energjitikës.

Në Kiev përfaqësuesit e biznesit shqiptarë zhvilluan një takim me antarët e  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës nga ku shpalosën se cfarë ofrojnë eksportet shqiptare. 

“Prodhimet shqiptare tashmë janë prezente në rajon dhe ne synojmë tregje të reja, pse jo edhe në Ukrainë, vend tek i cili ne shikojmë shumë mundësi bashkëpunimi. Ndërkohë që produktet e prodhura në Ukrainë janë prezente në tregun shqiptarë, por përmes ndërmjetësve nga vende të tjera. Ne synojmë një bashkëpunim direkt mes biznesit shqiptar dhe atij ukrainas” u shpreh Alban Zusi.

Energjitika, shtoi Alban Zusi, është një tjetër fushë ku ne mund të bashkëpunojmë pasi ekspertiza e Ukrainës sidomos në ndërtimin e rrjeteve të gazifikimit është shumë e vlefshme. Alban Zusi, Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, e vuri theksin edhe tek potencialet turistike që ofron Shqipëria për qyetatarët e Ukrainës.

Ndërsa Mykhailo Nerpan zëvendës president i Dhomës Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës tha se ne jemi prezent në Ballkan me produktet tona dhe se Shqipërinë e shikojmë si një treg të ri që falë këtij bashkëpunimi që nis nga kjo vizitë të pasojë me lidhjen e kontratave të ndërsjellta.

Pas këtij takimi u vijua me takime të përbashkëkëta mes përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre ukrainas. Interesi i shfaqur nga nga biznesi shqiptarë ishte eksporti drejt Ukrainës i fruta perimeve dhe gështenjës, një produkt i panjohur për tregun ukrainas. Kompani ukrainase shfaqën interes në sjelljen e turistëve në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat Alban Zusi, Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, tha:

 “Potencialet tona janë të mëdha në drejtim të eksporteve dhe të ndërtimit të një partneriteti bashkëpunimi me përfitim reciprok për bizneset dhe ekonomitë e dy vendeve tona. Fillimisht ne erdhëm me pretendimin modest për të eksportuar produktet bujqësore, të cilat sipas informacioneve tona e arrijnë tregun ukrainas, por përmes ndërmjetësve ballkanik dhe për të tërhequr turistë nga Ukraina në bregdetin tonë.  Gjatë këtij aktiviteti ne kuptuam se ka edhe shumë potenciale të tjera bashkëpunimi qoftë në industrinë përpunuese, në teknologjinë e informatikës, energjitikë, minerale dhe në shumë sfera të tjera të cilat ne po i eksplorojmë me shumë interes”.

Mykhailo Nerpan zëvendës president i Dhomës Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës në prononcimin e tij deklaroi:

“Më pëlqen të takohem më shumë me njerëz të botës së biznesit se sa me politikanë apo zyrtarë të lartë qeveritarë. E thashë këtë pasi me biznesmenë objektivat e bisedës dhe qëllimeve janë të qarta. Me përfaqësuesit e biznesit shqiptar diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e energjitikës, infrastrukturës së gazit dhe fushën e IT. Gjithashtu shprehëm gadishmërinë tonë në eksportin e sheqerit dhe grurit drejt Shqipërisë”. 

Drejtues dhe anëtarë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve udhëtuan drejt rajonit të Donetskut, i përfshirë nga një konflikt me Rusinë. Kjo situatë lufte nuk i frenoi përfaqësuesit e biznesit shqiptar për t’u takuar në qytetin Kramatorsk me përfaqësuesit dhe anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut.  

Elvira Sevostianenko, presidente Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut, e quajti vizitën e bizneseve shqiptare në këtë rajon të trazuar si hapin e parë të vendosjes së urave të bashkëpunimit.

“Është e nevojshme të zhvillojmë marrëdhënie direkte me prodhuesit ukrainas pasi produktet si sheqeri apo gruri mbërrijnë në Shqipëri përmes tregtarëve nga Serbia apo Greqia. Ndërsa produktet e bujqësisë shqiptare, pasi blihen nga tregtarët serb dhe maqedonas, mbërrijnë në Ukrainë. Ky është synimi jonë. Eksporte dhe Importe direkte duke shmangur palët e treta ” tha Alban Zusi.  

Yugen Vilinsky zëvendës guvernator i Donekstut u shpreh se “pavarësisht situatës së luftës në këtë rajon, kjo nuk duhet të na dekurajonë në të bërit biznes. Prandaj bashkëpunimi ekonomik për ne në situatën ku ndodhemi merr një rëndësi të dorës së parë. E mirëpresim bashkëpunimin mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut dhe Qendrës Shqiptare të Eksporteve  ” .  

Në zyrat qëndrore të rajonit të Donekstut u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut dhe Qendrës Shqiptare e Eksporteve. 

ma.me

Next Post
FOTO/ “Kohë që s’kthehen më”, Topalli dhe Berisha shprehin nostalgjinë, hapin arkivat personalë

FOTO/ “Kohë që s’kthehen më”, Topalli dhe Berisha shprehin nostalgjinë, hapin arkivat personalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In