Pas përfundimit të takimit për bisedimet e paqes me Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ekipi i Kievit ka zbuluar disa detaje nga ajo që u diskutua mes delegacioneve.
Negociatorët e Ukrainës janë shprehur se është diskutuar për një sistem garancie të sigurisë, i cili do të përfshijë masa të tilla si për shembull të mos ketë baza ushtarake të huaja në territorin e saj. Si garantues në këtë proces, shihet Turqia, Polonia dhe Kanadaja.
Negociatorët janë shprehur se një referendum ka të ngjarë që të mbahet, ndërkohë që kanë shtuar se Ukraina do të dëshironte marrëveshje të plota paqeje.
“Ukraina do të pranonte statusin neutral nëse propozimet e saj bien dakord”, thanë ata.
Nga ana tjetër, Rusia thjesht i përshkroi bisedimet si konstruktive duke shtuar se rezultati do t’i raportohej Vladimir Putinit.
/a.r