• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ukraina mund ta fitojë luftën me Rusinë”/ SHBA: Po i nisëm armë, “mbaron” Moska!

by Java News
26/04/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e çeli takimin me ministrat e Mbrojtjes së mbi  40 vendeve në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani duke shprehur besimin se Ukraina mund të triumfojë kundër Rusisë në konfliktin që ka hyrë tashmë në muajin e tretë.

Ishte shefi i Pentagonit ai që e organizoi këtë takim pas vizitës në Kiev ku i premtoi më shumë mbështetje ushtarake presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Lloyd Austin: Siç e shohim sot, kombet nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuara në vendosmërinë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe kështu besojmë të gjithë këtu.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, sqaroi se qëllimi kryesor i bisedimeve është bashkërendimi i shtimit të ndihmës për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione.

Ai nënvizoi se javët e ardhshme do të jenë kritike. Ukrainasit, tha Milley, kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës e ky është dhe qëllimi i kësaj konference.

Pas dështimit për të marrë Kievin, Moska e ktheu fokusin e ofensivës së saj drejt lindjes, duke nisur një mësymje tokësore në rajonin e Donbasit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu vlerësojnë se shumë njësi ruse janë dobësuar, me disa që kanë humbur rreth 30 për qind të ushtarëve, një nivel që konsiderohet shumë i lartë nga ushtria amerikane për të vazhduar luftimet.

Sipas vlerësimeve të zbulimit britanik, rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt, ndërsa janë shkatërruar 2,000 automjete të blinduara, përfshirë rreth 530 tanke, si dhe 60 helikopterë dhe avionë luftarakë./m.j

Next Post
Tensionohet situata në konferencën e shtypit mes shefit të OKB-së dhe Lavrov: OKB, gati për të evakuuar të bllokuarit në Mariupol

Tensionohet situata në konferencën e shtypit mes shefit të OKB-së dhe Lavrov: OKB, gati për të evakuuar të bllokuarit në Mariupol

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Kriminale, vrasës,gjaksorë.Në vend t’a ndalni luftën ju dërgoni armë.Triumfuat në Vietnam,në Afganistan apo në Siri.Bota s,ka 40 shtete,por 324 dhe në OKB janë rreth 193.Pra as më shumë e as më pak .Ku po e çoni botën more maskarenj? Amerika është përtej oqeanit por lufta është tek ne Zoti ju shoftë nga faqja e dheut.Rracë vrastare, kanibale e poshtër.Vriten ukrainas jo amerikanë,vdesin gra dhe fëmijë,burra ,pleq e plaka të pambrojtura.Ju lumturoje i nën vringëllimën e armëve,pasuroheni nga shitja e tyre dhe pini gjak në vend të verës.U shofshi!

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In