Presidenti francez Emmanuel Macron, ka diskutuar lidhur me krizën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin përmes një bisede telefonike.
Bisedë e cila ka zgjatur për rreth 2 orë.
AFP shkruan se sipas informacioneve nga administrata e presidentit francez, “biseda u fokusua në perspektivat për uljen e tensioneve në krizën rreth Ukrainës”.
Ndonëse ende nuk janë dhënë detaje të plota rreth kësaj bisede, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë të përshkallëzon.