Zyrtarët e Ukrainës thonë se janë gjetur 17 piktura të vjedhura nga një muze në Itali, vitin e kaluar. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka uruar zyrtarët kufitarë gjatë një ceremonie të sotme në Kiev, ku ishin paraqitur edhe veprat artistike, që konsiderohet se e kanë një vlerë afro 16 milionë eurosh.
“Ky operacion briliant ia përkujton botës luftën efikase të Ukrainës kundër kontrabandimit dhe korrupsionit”, tha Poroshneko. Zyra e tij tha se këto piktura ishin gjetur 1.5 kilometra larg nga kufiri me Moldavinë, transmeton REL. (b.an)