• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

by E B
04/02/2026 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka raportuar sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE), duke shpalosur planin e qeverisë për të përafruar standardet e sigurisë ushqimore me ato të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, ministri bëri të ditur se viti 2026 do të jetë vendimtar për plotësimin e kuadrit ligjor. Ai njoftoi se janë planifikuar të miratohen rreth 90 akte nënligjore për sigurinë ushqimore, 10 për fushën fitosanitare dhe 31 akte të tjera për veterinarinë përgjatë periudhës 2026–2027.

Investime në infrastrukturë

Ministri Salla vuri theksin te investimet fizike. Ai njoftoi një paketë investimi prej 20 milionë dollarësh, e cila do të shkojë për ndërtimin e shtatë Pikave të reja të Inspektimit Kufitar.

“Përmbushja e kërkesave të Kapitullit 12 nuk kufizohet vetëm në përafrimin e legjislacionit, por kërkon ndërtimin e një sistemi kontrolli efektiv, të barasvlefshëm me atë të BE-së,” theksoi Salla.

Këto pika kufitare, së bashku me fuqizimin e laboratorëve të ISUV dhe AKU-së, synojnë të garantojnë kontroll të rreptë të çdo produkti që hyn apo del nga Shqipëria.

Cilësia e qumështit dhe mbështetja gjermane

Një vëmendje e veçantë iu kushtua cilësisë së qumështit të papërpunuar, një nga sfidat kryesore të sektorit blegtoral. Ministri nënvizoi rëndësinë e projektit “EU for Food Safety”, i mbështetur nga qeveria gjermane, i cili po asiston në përgatitjen e Programit Kombëtar për standardet e operatorëve të biznesit ushqimor.

Sipas Sallës, qëllimi final është zbatimi i zinxhirit të sigurisë “nga ferma në tavolinë”, për të rritur besimin e konsumatorit shqiptar dhe për t’u hapur rrugë eksporteve shqiptare në tregun e përbashkët evropian.

Next Post
Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    Sa te jene pallloshi,ska shanse se do kete,ndonji sandarte te aferte me BE.Shikoni cfare babiloniet eshte.Ai dhe hajdute e shumte,vetem vjedhin,e plackisin ,do gje ju dele para,pranduj ju qe shkruani,mose ju beni mashtruesve,e hajdutve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

September 18, 2026
Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com