• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq NATO-n

by Mero Baze
27/02/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë pranojnë se shkaku real pse Rusia ka sulmuar Ukrainën është procesi i antarësimit të Ukrainës në NATO. Rusia nuk pranon dot që një shtet fqinj i saj, dikur dhe pjesë e saj, të jetë vend anëtar i aleancës më të fuqishme në botë. Këtë kërcënim e ka përsëritur dhe për dy shtetet balltike që kanë deklaruar këto aspirata.

Raportet e Ukrainës me NATO kanë nisur qysh pas rënies së komunizmit, me Partneritetin për Paqe dhe kanë avancuar pas vitit 2009, me fillimin e reformave në ushtri për tu përshtatur me standartet e NATO.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik 2016, u dha mbështetje praktike nga NATO për Ukrainën, ndërsa në qershor 2017, Parlamenti ukrainas miratoi legjislacionin që rivendos anëtarësimin në NATO si një objektiv strategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Në vitin 2019, përmes një amendamenti, ky objektiv hyri dhe në Kushtetutën e Ukrainës, ndërsa në shtator 2020, u miratua Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, e cila parashikon një partneritet të veçantë me NATO-n me objektiv anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sa herë që konflikti me Rusinë acarohej, retorika pro NATO kalonte në plan të dytë për t’i lënë vend uljes së tensioneve. E vërteta e zgjatjes pafund të procesit të antarësimit të Ukrainës n NATO është padiskutim, përpjekja e perëndimit për të mos u acaruar me Rusinë. Tani kjo situatë ka marrë fund.

Me betejën e saj për tu mbrojtur nga agresioni rus, Ukraina dhe ushtria e saj, jo vetëm që kanë dëshmuar të drejtën për të qenë anëtarë të NATO, por në fakt ata janë komandantët e betejës së NATO në Lindje. Ushtria ukrainase është sot pararoja e NATO përballë Rusisë dhe pjesa më krenare e saj.

Sot Presidenti Zelensky është një nga komandantët më krenarë të aleancës perëndimore kundër Rusisë. Me rezistencën e tyre kundër Rusisë dhe spiralen ku ka hyrë beteja mes dy palëve, kufiri mes lindjes dhe perëndimit është shtyrë në Ukrainë, dhe është vulosur me gjak. Ukraina është bërë “de facto” anëtare e NATO, dhe është logjike që përmes një procesi politik të stimuluar, të bëhet dhe anëtar i Bashkimit Evropian.

Kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit në kohë të ndryshme ka pasur kuptim të ndryshëm. Gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur kuptim ideologjik. Kufiri ishte Shqipëria, Jugosllvia, dhe Gjermania Lindore.

Pas rëneis së komunizimit, kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit u bë ekonomik, dhe ai u shty deri në kufjtë e Polonisë, Rumanisë e Bullgarisë në Lindje duke lënë si enklavë Ballkanin. Tani kur Rusia është kthyer në një vend autokrat, antidemokratik dhe me një qasje të rrezikshme ndaj infuencës në Lindje, duke provokuar luftë, kufiri është aty ku fitohet lufta.

Presidenti Zelensky ka ngritur flamurin e Perëndimit në kufijtë e Ukrainës me Rusinë. Ai është sot “Skënderbeu i shekullit 21”, për Evropën, që po ndal agresionin e Lindjes drejt Perëndimit. Ai është sot përfaqësuesi më i denjë i NATO përballë Rusisë dhe vendi që po lufton në emër të Perëndimit, e që meriton anëtarsimin në BE. Ata që vinin në dyshim antarësimin në NATO, sot i kanë dhënë komandën e NATO.

Vetëm kështu lufta e Ukrainës shpërblehet dhe merr kuptim sodilariteti i perëndimit për të. Është një luftë në emër të Perëndimit dhe fati i saj vendos kufijtë e botës perëndimore në Evropë, përballë Rusisë.

Next Post
FIFA merr vendimin: Heq flamurin e Rusisë dhe ndalon himnin e saj kombëtar!

FIFA merr vendimin: Heq flamurin e Rusisë dhe ndalon himnin e saj kombëtar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com