Administrata Trump ka aprovuar shitjen në Ukrainë të 150 raketave, tip ”Javelin” si dhe pajisjet e tyre të lëshimit.
”Kostoja është rreth 39,2 milionë dollarë”, njoftoi Departamenti i Shtetit, që dha miratimin për operacionin e kërkuar nga qeveria e Kievit.
Operacion që ishte diskutuar edhe në telefonatën e korrikut të kaluar që Donald Trump bëri me presidentin ukrainas, Voldymyr Zelensky.
/a.r











