• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina akuzon Rusinë për sulme në centralin bërthamor, thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës

by
07/08/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina ka akuzuar sërish të dielën Rusinë se është duke bombarduar centralin bërthamor në qytetin Zaporizhja, dhe ka bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës për shkaktim të “terrorit bërthamor”.

Centrali në Zaporizhja është më i madhi në Evropë. Kompania shtetërore në Ukrainë ka thënë se si pasojë e sulmeve ruse ditën e shtunë, ka mbetur i plagosur një punëtor dhe janë dëmtuar tre sensorë për rrezatim.

“Terrori bërthamor i shkaktuar nga Rusia kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar – sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter.

Ky central, që gjendet në territor që tani kontrollohet nga forcat ruse, është bombarduar edhe të premten.

Moska i ka fajësuar forcat ukrainase për këto sulme. Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se sulmet e së premtes kanë shpërfaqur rrezikun e katastrofës bërthamore.

Këto bombardime kanë goditur një linjë të energjisë me tension të lartë, duke detyruar punëtorët që të ndalin punën e një reaktori, pavarësisht se nuk është raportuar për rrjedhje radioaktive.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhja në fillim të muajit mars, por aty ende punojnë teknikët ukrainas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

/e.d

Next Post
Detajet/ Shkrumbohet nga flakët autobusi në Durrës, dyshohet për…

Detajet/ Shkrumbohet nga flakët autobusi në Durrës, dyshohet për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com