I pari që po e udhëheq rezistencën ukrainase përballë luftës së rusëve është presidenti Volodymyr Zelensky.
Prej 19 ditësh luftë ai ka intensifikuar përpjekjet e tij për të bërë më të mirën për Ukrainën.
Së fundmi është bërë e ditur se Zelensky do t’i drejtohet Kongresit Amerikan të mërkurën.
Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi në një letër të përbashkët drejtuar politikanëve thanë: “Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit dhe për miratimin e legjislacionit për të izoluar ekonominë ruse si dhe të ofrojë ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike në Ukrainë.”
/b.h