Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova mund t’i shpëtoj dënimit për dyshimet për krim të organizuar. Kjo pasi prokuroria nuk ka ngritur ende aktakuzë ndaj tij.
Pavarësisht faktit se në nëntor të vitit 2013, prokuroria e EULEX-it, kishte filluar hetimet ndaj Ukë Rugovës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tij hetimet për këtë rast ende po vazhdojnë.
Rasti nuk ka përfunduar pasi prokurori kishte kërkuar zgjatjen e hetimeve të jashtëzakonshme edhe për gjashtë muaj.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, hetimet nuk mund të zgjasin më shumë se 24 muaj, sepse kjo konsiderohet kohë e arsyeshme për t’i përfunduar hetimet ndaj të dyshuarve.