• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Uji i pijshëm, ndërpriten 198 lidhje të paligjshme në Tiranë

by A R
13/07/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në dy ditët e fundit, aksioni i Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime për monitorimin e situatës dhe disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm ka vijuar në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, rruga “Dhimitër Kamarda”, rr. “Ali Demi”, rr. “Kont Urani”, rr. Elbasanit, rr. “Hoxha Tahsin”, Liqeni i Thatë, zona e “Qytetit Studenti”, zona e ish-Parkut të Autobusëve, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000, ku u bë verifikimi i 1770 rasteve.

Gjatë kontrolleve, grupet e Task-Forcës të shpërndara në territorin e Tiranës, përfshi edhe zonat rurale, kanë identifikuar dhe shkëputur 198 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 24 gjoba për familjarë dhe për biznese të ndryshme.

Falë masave të marra në terren nga grupet e punës dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, është rritur dhe numri i personave të cilët i janë drejtuar sporteleve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për të lidhur kontrata të reja apo për të nënshkruar aktmarrëveshje për pagesat.

Vetëm dy ditët e fundit janë lidhur  203 kontrata të reja, si dhe janë nënshkruar 58 aktmarrëveshje për pagesat e ujit. Gjithashtu, specialistët e UKT kanë vijuar punën me vendosjen e matësve të rinj, duke instaluar 296 matësa uji.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe të strukturave të tjera nën varësinë e Bashkisë së Tiranës janë në terren duke iu përgjigjur në çdo kohë qytetarëve në zonat më problematike të furnizimit me ujë të pijshëm me bote në këto ditë të nxehta dhe thatësire të zgjatur.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm apo që konstatojnë raste të lidhjeve të paligjshme, që të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888. /b.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In