• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ujë me kripë në vend të vaksinës? Ja çfarë thotë avokati i infermieres së akuzuar

by
13/08/2021 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Se sa injeksione me ujë me kripë ka dhënë një infermiere në qarkun Friesland në Gjermani nuk dihet. Avokati i saj kundërshton publikimet në media, ndërkohë 2000 persona janë regjistruar për vaksinim pasues.

Së fundmi u bë e ditur se dyshohet, se mijëra vetë, më shumë se mendohej, në pranverë kanë marrë ujë me kripë kur janë vaksinuar e jo vaksinën e vërtetë në Schortens, Saksoninë e Poshtme.

Një infermiere me gjasë ka mbushur ampulat me ujë me kripë e jo me vaksinën.

Agjencia e lajmeve dpa, duke iu referuar të dhënave të qarkut Friedland shkruan, se skandali mund të prekë 8557 vetë, që nga 5 marsi deri në 20 prill kanë marrë vaksinën dhe që duhet të rivaksinohen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë në Hanover u shpreh për mediat se “qytetaret reagojnë shumë të përmbajtur.”

Nuk ka të dhëna, thuhet, se si pasojë e dhënies së ujit me kripë të ketë pasur raste të rënda të sëmundjes me Covid-19. Të premten do të fillohet me vaksinimet pasuese dhe ndërkohë 2000 vetë janë regjistruar për të marrë tanimë vaksinën e duhur.

Infermierja pas bërjes së ditur të akuzave të tjera ka folur vetëm përmes avokatit të saj. Ky i fundit ka kundërshtuar të dhënat e deritanishme nga policia dhe qarku i landit.

“E pasaktë është, se përmes sjelljes së mandantes sonë janë dhënë ndonjëherë vaksina që përbëheshin vetëm nga ujë me kripë”, tha avokati Christoph Klatt të enjtën për shërbimin evangjelist të shtypit, epd.

Në vend të kësaj, infermierja është përpjekur të zëvendësojë ampulën e thyer duke i mbushur me pjesë të mbetura nga ampulat e tjera.

“40 vjeçarja akuzohet se të paktën në 6 raste në qendrën e vaksinimit Schortens Roffhausen ka zëvendësuar vaksinën me ujë me kripë.

Impfzentrum Friesland in Schortens | Kochsalzlösung statt Biontech

Si arsye infermierja u ka thënë hetuesve, se asaj i është thyer një ampulë me vaksinë, dhe nga frika e humbjes së vendit të punës e ka mbushur atë me ujë me kripë.

Por të martën qarku i landit bëri të ditur, se hetuesit nuk përjashtojnë që infermierja ta ketë bërë këtë në mjaft raste dhe për këtë arsye duhet të rivaksinohen 8.500 vetë. Por avokati i infermieres e kundërshton këtë.

“Mandantja jonë nuk veproi as nga ndonjë motiv politik dhe as nuk u ka dhënë vetëm ujë me kripë atyre që donin të vaksinoheshin.” DW

/b.h

Next Post
E dinit këtë? Ja personi i vetëm në botë që mund të drejtojë makinën pa patentë, ka udhëtuar në mbi 116 vende edhe pa pasaportë

E dinit këtë? Ja personi i vetëm në botë që mund të drejtojë makinën pa patentë, ka udhëtuar në mbi 116 vende edhe pa pasaportë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In