• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ujë 24 orë në Tiranë, plani kërkon 220 mln euro

by A R
25/07/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i ujit në Tiranë rritet me 20 lekë duke nisur që nga muaji janar i vitit të ri. Dhe kjo sipas nënkryetarit të bashkisë do të sjellë ujë që mund të pihet nga rubinetat e qytetarëve dhe furnizim gjatë 24 orëve.

“Ne kemi të bëjmë me një vendimmarrje të re që synon që ne të na japi mundësinë të ofrojmë shërbim me ujë të pijshsëm 24 orë në gjithë qytetin e Tiranës brenda 5 viteve të ardhshme”, thotë Arbër Mazniku, nënkryetari i bashksië së Tiranës.

Mazniku shpjegon se kjo rritje e çmimit do të përkthehet në investime, jo vetëm në gjithë rrjetin e ujësjellësit, i cili është tejet i amortizuar, por deri dhe në shtim të burimeve.

“Së pari duhet të rrisim burimet e ujit. Së dyti, na duhet të rrisim në mënyrë të ndjeshme sasinë e ujit që mund të përpunojmë. Së treti, linja e transmetimit, pra linjat e mëdha të ujit, që në fakt është bërë si një kullesë makaronash, rrjedh nga të gjitha anët. Është shpuar nga njerëzit. I gjithë rrjeti i ujit në lagjet tona, është i amortizuar”, tha ai.

UKT ka rritur arkëtimet dhe ka një fitim prej 5 milionë euro në vit. Por për të arritur ujë të pijshëm 24 orë në shtëpitë e qytetarëve, kjo sipas Maznikut nuk mjafton. Kërkohen 220 milionë euro.

“Me këto 5 milionë euro që janë të ardhurat e kompanisë për të patur mundësinë që ne të investojmë do të na duheshin 44 vjet për të realizuar objektivin e të pasurit ujë të pijshëm 24 orë”, thotë Mazniku tha ai për TCH.

Por kur diskutohet për rritje të çmimit, ka gjithmonë pakënaqësi. Mazniku ka një përgjigje duke thënë në fakt se është ulje e shpenzimeve të familjarëve për ujë të pijshëm për sa kohë askush nuk konsumon ujë nga rubineti.

“Në fakt nuk është një shtim i shpenzimeve të qytetarëve është një ulje rrënjësore e shpenzimit për ujë për çdo familje. Mjafton të them që shumicxa e familjeve tona ose blejnë ujë me bidona dhe për gatim”, shprehet nënkryetari i bashkisë.

Nga ana tjetër ai shpjegon se në kryeqytet uji faturohet më lirë se sa në qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Në Tiranë sot uji faturohet me 45 lek/m3, në Kamëz uji faturohe t me 65 lekë/m3, Korça e ka me 93 lekë/m3”, saktëson Mazniku./a.m.

Next Post
FOTOT/ ‘Harbimi’ në plazhe, bukuroshet e show bizit shfaqen seksi me rroba banjo

FOTOT/ 'Harbimi' në plazhe, bukuroshet e show bizit shfaqen seksi me rroba banjo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com