• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UFO-t tmerrojnë pilotin e një avioni: Diçka kaloi sipër nesh!

by A R
26/02/2021 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndihmë, është një UFO në qiellin e Nju Meksikos”. Paralajmërimi këtë herë ka të gjitha gjurmët e zyrtarizmit.

Më 21 shkurt 2021, në orën 1:19 pasdite, piloti i fluturimit “2292 të American Airlines”, nga Cincinnati në Phoenix, raportoi një objekt të çuditshëm, të paidentifikuar, por shumë të shpejtë që lëvizte mbi avionin e tij.

“Disa sekonda më parë diçka fluturoi mbi ne. Unë e urrej ta them, por dukej si një objekt cilindrik i gjatë si një raketë lundrimi që lëvizte shumë shpejt”.

Audio, nga piloti i linjës ajrore, u postua në blogun e aviacionit “Deep Black Horizon”.

Regjistrimi i dëshmisë shokuese, u bë nga blogeri Steve Douglass, i cili aksidentalisht përgjoi transmetimin, ndërsa përpiqej të dëgjonte komunikimet e një avioni tjetër me një skaner radioje.

“Ishte një koincidencë e pastër”, – shpjegoi Douglass, i cili më pas u mor me disa faqe në internet për gjurmimin e fluturimit për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të avionit 2292: 37 mijë këmbë lartësi, këndi verilindor i Nju Meksikos, në perëndim të Clayton.

Më pas, siç raporton “Forbes”, pas një njoftimi me ekuipazhin e fluturimit, “American Airlines” konfirmoi se transmetimi radio erdhi nga “fluturimi 2292”.

Më në fund, dje, FAA (Administrata Federale e Aviacionit) lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër: “Një pilot ka raportuar duke parë një objekt mbi Nju Meksiko menjëherë pas mesditës me kohën lokale, e diel, 21 shkurt 2021. Kontrolluesit e trafikut ajror, FAA, nuk panë ndonjë objekt në zonë në radarët e tyre”.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që një pilot zbulon fenomene të pashpjegueshme të fluturimit. Në të vërtetë, fenomeni ndodh mjaft shpesh.

Disa uebfaqe të industrisë të transportit ajror, kujtojnë atë që ndodhi në fund të shkurtit në shkretëtirën Sonoran në vitin 2018.

Brenda disa minutash nga njëri-tjetri, dy pilotë që fluturonin në aeroplanë të ndryshëm – një ‘Learjet’ nga grupi ‘Phoenix Air’ dhe një fluturim tregtar i ‘American Airlines’ – të dy raportuan se kishin parë një objekt  misterioz t’u kalonte pranë.

Dëshmitë audio, ndër të tjera, janë dëgjuar edhe nga Administrata Federale e Aviacionit, të publikuara  nga stafi editorial i “Phoenix New Times”.

“A ishte dikush mbi ne që na kaloi shpejt 30 sekonda më parë?”, – dëgjohet të thotë një piloti i ‘Learjet”, duke iu drejtuar një kontrollori të trafikut ajror, i cili më pas përgjigjet: “Negativ”.

Një tjetër dëshmi kurioze, është ajo e 9 nëntorit 2018, kësaj here në Evropë. Një pilot i “British Airways”, i cili fluturonte mbi Irlandë, raportoi se pa “një dritë shumë të ndritshme që u zhduk me shpejtësi shumë të madhe”. Burimi: “The Guardian”.

Me konfirmimin e një piloti të një avioni tjetër të “Virgin Airlines”: “Nga ku isha unë, pashë më shumë objekte që ndiqnin të njëjtën trajektore”. /a.r

Burimi dhe foto: “Il Fattoquotidiano”

Next Post
Dalin detaje të reja nga atentati në Kamëz, “i forti” i ‘Myslym Shyrit’, ofroi 40 mijë euro për eliminimin e biznesmenit

Atentati me tritol në Kamëz/ Ngelet në brug i forti 'Myslym Shyrit', Gjergj Cukali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

September 12, 2026
Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

September 12, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

“Të shohin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”- Putin akuzon: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së!

September 12, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

September 12, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

September 12, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Operacioni antidrogë në Athinë, kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com