UEFA e ka uruar suksesin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, e cila u kualifikua në Kampionat Evropian, pas fitores 3:0 ndaj Armenisë, shkruan Zëri.
“U kualifikuan. Shihemi në Francë. Urime Shqipëri”, ka shkruar shtëpia e futbollit evropian në grupin e saj zyrtar në Facebook, përcjell Zëri.
“Fitorja 3:0 ndaj Armenisë ia mundësoi Shqipërisë kualifikimin e parë në një eveniment të rëndësishëm, pasi ka dy pikë më shumë se Danimarka, e cila tashmë i ka mbyllur ndeshjet”, shkruan në UEFA.com.