Fansat e Manchester United-it dhe Liverpool-it mund të dënohen nga UEFA për shkak të sjelljes së tyre në takimin në kuadër të Europa Ligës.
Fansat e këtyre dy skuadrave mbrëmë janë përleshur ndërmjet vete, raporton BBC, ndërsa tani pritet veprimi i UEFA-s për ndëshkimin e tyre. Policia ka arrestuar pesë persona të përfshirë në këtë incident.
Takimi përfundoi 1 me 1, ndërsa Liverpooli e siguroi kualifikimin për çerekfinale pas rezultatit përfundimtar prej 3-1.