• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UEFA: Maqedoni-Shqipëri nuk do të luhet në Shkup

by Java News
02/07/2017 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka bere me dije per opinionin publik në lidhje me problemin e vendit të zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore për Botërorin “Rusi 2018”. Sipas nje njoftimi zyrtar, FSHF ka ndjekur me shumë prioritet edhe çështjen e vend-zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore në Maqedoni në shtator, duke realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëherëshme zyrtare me UEFA-n.

Nisur nga specifika e ndeshjes, por edhe nga praktika e zakonshme për informacionin e duhur disa muaj para për vendin e zhvillimit të ndeshjes, FSHF i është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes. Përpos kësaj, nisur edhe nga rethanat e një ndeshje delikate, UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standartet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes elemanitore zyrtare. Në konfirmimin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie, ndeshja zyrtare eleminatore e shtatorit Maqedoni-Shqiperi luhet në stadiumin e Strumicas dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurtë në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin “Filipi i 2-të”. Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse.

FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standartet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës dhe pas inspektimit, u vendos që për arsye sigurie të luhet atje.  /b.d

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Shpërthen në flakë makina në Fushë-Krujë, shkak temperaturat e larta (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com