Në faqen e UEFA’s në Facebook është vlerësuar mbështetja e madhe e tifozërisë kuqezi për kombëtaren. Shqipëria pësoi humbje 1:0 nga Zvicra në ndeshjen e parë të Euro 2016, ku pësuan gol në minutën e pestë. Edhe përkundër kësaj, tifozët kuqezi vazhdimisht mbështetën Kombëtaren shqiptare, diçka që i ka rënë në sy edhe UEFA’s.
“Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mund të ketë humbur ndeshjen e saj të parë në EURO 2016, por fansat e saj nuk ndaluan kurrë së mbështeturi”, shkruan në këtë faqe së bashku me disa fotografi ku shihet numri i madh i tifozëve për Shqipërinë.
ma.me