• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UEFA dhe Figo, në kor: Të ndihmojmë Shqipërinë

by Java News
02/12/2019 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA bën një thirrje të hapur për të mbështetur Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon vendi ynë pas tërmetit apokaliptik që mori jetën e 51 personave.

Dy ditë më parë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e hedhjes së shortit për Europianin 2020, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takoi kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, për të kërkuar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

UEFA është vënë menjëherë në lëvizje dhe si hap i parë ka qenë një mesazh i përcjellë përmes faqeve zyrtare të saj në rrjetet sociale. “Jashtë futbollit, një mesazh i rëndësishëm nga Shqipëria si pasojë e ngjarjeve tragjike të kësaj jave. Të dashur miq dhe partnerë, ne ju ftojmë të ndihmoni Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, shkruante UEFA.

Më vonë, edhe legjenda e futbollit portugez, ish-lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës, Luis Figo, postoi në faqen e tij zyrtare mesazhin e UEFA-s, si dhe rrugën që duhet ndjekur nga kushdo që ka dëshirë të ndihmojë Shqipërinë në këtë moment të vështirë. Kërkesa për solidaritet ka marrë një mbështetje të gjerë nga shumë klube në Greqi dhe Itali, ndërsa thirrja e UEFA-s, me siguri do të ketë një impakt të madh.

Ky mesazh natyrisht që do t’i shkojë një audience shumë më të gjerë. Tifozët – Grupimi i ultrasve të Kombëtares, “Tifozët Kuq e Zi”, prej ditësh është pranë zonave që janë prekur nga tërmeti, duke ndihmuar njerëzit në nevojë me ushqime dhe veshmbathje. Mbledhja e ndihmave vazhdon dhe është vetë grupimi që me një postim në faqen zyrtare, tregon për atë që po bën. “Këto ditë kemi qenë 24 orë aktivë në grumbullimin dhe shpërndarjen në terren të ndihmave materiale pranë të dëmtuarve, shpesh në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet vendore.

Përveç ndihmave materiale kemi pranuar edhe të holla nga bashkatdhetarë brenda dhe jashtë vendit. Shumë nga anëtarët tanë, të prirë nga thirrja dhe besimi, kanë kontribuuar në platformat ‘online’ të disa organizatave humanitare që kemi këshilluar. Fatkeqësisht na duhet të pranojmë që edhe pse ndihmat e grumbulluara nga organizata dhe institucione brenda dhe jashtë vendit janë të shumta, ka akoma shumë familje në nevojë për ushqim, strehim dhe veshmbathje”.

g,kosovari

Next Post
FOTO/ Pallatet e dëmtuara nga tërmeti që po shemben në Durrës

FOTO/ Pallatet e dëmtuara nga tërmeti që po shemben në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In