• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UEFA cakton arbitrin e Moldavi-Shqipëri, kuqezinjtë niset të enjten drejt Kishniaut

by Java News
14/11/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moldavi – Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është si një finale për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Për një ndeshje kaq të rëndësishme, UEFA ia ka besuar bilbilin arbitrit skocez William Collum. 44-vjeçari i lindur në Glasgou (Skoci) është prej 2012 pjesë e elitës së arbitrave të UEFA, ndërsa ka një karrierë të pasur në Europë.

Me profesion arsimtar, ai e ka nisur karrierën me dhënien e mësimit të fesë në departamentin e Edukimit Fetar në Uddingstone, para se të kalonte më pas në shkollën e mesme Shën Aidan në Uishau.
Në vitin 2004 ai ishte pjesë e arbitrave në Ligën e Parë skoceze dhe prej prillit 2006 drejtoi një ndeshje në elitën e këtij vendi. Prej 2010 ai ka drejtuar në Ligën e Kampionëve dhe ndeshje e tij e parë ishte mes Copenhagen dhe Panathinaikos, që foli 2-0 për danezët.

Në ndeshjen Moldavi – Shqipëri, ndihmësa të tij do jenë Francis Connor, David McGeachie dhe Kevin Clancy, të gjithë skocezë dhe bashkëkombas të Collum. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collum ishte dy ditë më parë, me Celtic që fitoi 6-0 me Aberdeen në elitën skoceze, duke dhënë tre kartona të verdhë.

Përfaqësuesja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të zhvillohet ditën e premte në Kishinau të Moldavisë.

Kuqezinjtë në seancën e paradites kanë zhvilluar seancën e plotë me të gjithë lojtarët, një pjesë e tyre e mbërritur mbrëmjen e djeshme.

Me grupin sot është bashkuar edhe mesfushori i Interit Kristjan Asllani, i cili një ditë më parë zhvilloi seancë të diferencuar nga ekipi për shkak të një inflamacioni, një gjendje që e kishte që nga grumbullimi me zikaltrit në Itali.

Ndërkohë, kuqezinjtë përpara seancës së pasdite kanë dalë në konferencë për shtyp për të shprehur mendimin dhe gjendjen e ekipit në prag të kësaj ndeshjeje kaq vendimtare për ne.

“Jam fokusuar në këtë ndeshje, jemi entuziastë dhe s’duhet ta humbasim se është e vështirë për tu krijuar duhet të shkojmë me gjithë respektin, por duhet të bëjmë lojën tonë. Është një sfidë e re, çdo lojë ka vështirësi dhe situatë të ndryshme, ne e dimë kualitetin e tyre dhe tonat, duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar dhe të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur”, tha Berisha.

Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj theksoi faktin se synimi kryesorë për ne është që të kualifikohemi dhe të mbyllim çështjen e llogarive sa më shpejt.

“Normal që janë dy finale, por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve për Kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

Shqipëria niset mëngjesin e së enjtes drejt Kishinaut në Moldavi, ku të premten më 17 nëntor dot ë zhvillohet ndeshja ndaj vendasve dhe menjëherë pas takimit skuadra kthehet për në Tiranë ku ditën e hënë më 20 nëntor do të luaj ndeshjen e fundit përballë Ishujve Faroe në Arenën Kombëtare.

/f.s

Next Post
’21 janari’/ E drejta për jetë dhe hetim, Strasburgu kërkon zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

'21 janari'/ E drejta për jetë dhe hetim, Strasburgu kërkon zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com