• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi/ Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, radha si do merret kësti i parë, i dytë dhe i tretë

by Java News
26/10/2018 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka nisur procesin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik që futen te kategoria e trashgimtarëve dhe nuk kanë marrë ende këstin e tretë. Përpos këtij porcesi po vijon ende dhënia e këstit të parë dhe të dytë. Por cila është radha për të marrë dëmshpërblimin. Fillimisht për të marrë këstin e radhës do të vijohet mbi bazën e dokumentacionit të kërkuar. Kjo do të thotë se kush nuk ka mangësi në dosje, atëherë do ta përfitojë më shpejt kësin e radhës.

Për këtë arsyje, Financat sygjerojnë trashgimtarët që të kontrollojnë dosjet nëse kanë mangësi në document, por edhe nëse e kanë aktiv numrin e llogarisë bankare. “Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. Revokim të prokurës së posaçme”, – thotë Ministria e Financave.

Dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
1. Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;

2. Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;

3. Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);

4. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

a. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.

b. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, këto dokumenta: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur rradhën e pagesave të paguara ndër vite.

Next Post
‘Vala’ e arrestimeve/ A është ky biznesmeni që rrefeu gjithçka dhe theu kodin e heshtjes?

Laboratori i heroinës/ A ka folur Arbër Çekaj? Ja ç'thotë avokati i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com