• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UDHEZIMI/ Punësimi si mësues, dokumentet dhe afati për regjistrimin në test

by Java News
05/12/2017 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me anë të një udhëzimi të posaçëm, DAR Tiranë ka njoftuar hapjen e aplikimeve deri më 22 dhjetor, shkruan “Panorama”. Kështu, brenda tri javëve në vijim, të gjithë ata që janë të interesuar për një vend pune si mësues, mund të dorëzojnë dosjen pranë zyrave arsimore. Pjesëmarrja është e rëndësishme pasi vetëm duke qenë pjesë e sistemit, mund të të krijohet mundësia e punësimit.

Të drejtën e garimit e kanë jo vetëm ata që nuk janë futur asnjëherë në testim, por edhe ata që i janë nënshtruar testimit në fazat e mëparshme. “Kandidatët, të cilët janë pjesë e listës përfundimtare të portalit “Mësues për Shqipërinë 2016″ dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre në testim, duhet të paraqesin një kërkesë ku të përcaktojnë se dëshirojnë të rifuten në testim për të përmirësuar rezultatin me shkrim.
Ndërkohë, të gjitha ata që nuk dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin, nuk duhet të paraqesin asnjë kërkesë apo dokumentacion shtesë pasi janë automatikisht pjesë e listës së portalit”, thuhet në udhëzim.

Në përfundim të këtij procesi bëhet renditja e kandidatëve, bazuar në pikët që ka arritur të sigurojë gjithsecili. Mbi bazën e këtij rankimi, bëhet edhe punësimi në sektorin e arsimit. Pavarësisht skepticizmit të shfaqur për funksionimin e këtij rregulli, Ministria e Arsimit vijon të këmbëngulë se të gjitha kontratat e reja kanë si referencë apo bëhen mbi bazën e renditjes së siguruar në portal.

Sakaq, ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet testimi i njohurive. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka njoftuar se shqyrtimi i çdo dosjeje do të bëhet deri më datë 4 janar të vitit të ardhshëm, atëherë kur do të shpallen edhe listat e kandidatëve të kualifikuar për të marrë pjesë në testim. Në tabelën janë të listuara edhe dokumentet që duhet të dorëzohen nga të gjithë kandidatët.

ma.me

Next Post
Politikanët ndërkombëtarë në Kosovë: Miratojeni Demarkacionin, është i saktë!

Politikanët ndërkombëtarë në Kosovë: Miratojeni Demarkacionin, është i saktë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In