• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi i qeverisë: Administrata shtetërore të heqë dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë. Lehtësojmë stokun me 3800 dosje

by Java News
26/05/2022 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miratoi udhëzimin që detyron administratën shtetërore, të heqë dorë nga 3.800 çështje për të cilat kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër ish-nëpunësve që kanë fituar në 2 shkallët e drejtësisë deri në 40 paga minimale dëmshpërblim. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se vendimi u mor për të lehtësuar stokun me më shumë se 35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, që është shkaktuar kryesisht nga mungesa e gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu.

“Me këtë udhëzim, sapo të hyjë në fuqi, ne presim që Gjykata e Lartë të lehtësohet nga rreth 3800 dosje që presin të gjykohen, ndërkohë 1 mijë të tjera janë akoma në proçes. Prej katër vjetësh, stoku i dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë, është raportuar si problematik. Ky stok dosjesh nuk lindi sot, ka egzistuar edhe në kohën kur Gjykata e Lartë funksiononte me kapacitet të plotë, por erdhi dhe u rëndua pas boshatisjes së Gjykatës së Lartë për shkak të proçesit të vetingut, ku nga 19 gjyqtarë, me dorëheqje, apo për shkak të largimit prej proçesit të vetingut, Gjykata e Lartë, për disa kohë ishte jo funksionale”, ka thënë Manja, duke shtuar më tej se tashmë situata ka ndryshuar, teksa në Gjykatën e Lartë ushtrojnë funksionet 13 gjyqtarë, ndërkohë që janë në proçes nga Këshilli i Lartë Gjyqësor edhe plotësimi i vakancave të tjera.

Sipas tij edhe me ndihmën e USAID, Gjykata e Lartë ka nisur lehtësimin e stokut, por megjithatë ai vazhdon të mbetet i lartë, ndërkohë që udhëzimi i miratuar nga qeveria, është një lehtësim i madh për punën e gjykatës. Manja ka sqaruar se udhëzimi ka të bëjë jo vetëm me administratën shtetërore, por edhe me shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, aty ku shteti ka mbi 50 përqind të aksioneve, apo të kuotave. Përgjithësisht rekurset nga duhet hequr dorë kanë të bëjnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, me njohjen, apo vërtetimin e vjetërsisë në punë, apo në paditë me shpërblim dëmi.

Po ashtu udhëzohen të heqin dorë edhe nga paditë e tjera, ku pavarësisht kërkimeve shteti e ka humbur në të dy shkallët e gjykimit çështjen. Një grup tjetër do të jenë paditë që pavarësisht kërkimeve kanë ngelur pa objekt, apo paditë e tjera ku pavarësisht kërkimeve, nuk garantohet sukses në Gjykatën e Lartë për shkak të qëndrimeve unifikuese që kanë mbajtur kolegjet e gjykatës së lartë në të kaluarën.

Do të hiqet dorë edhe nga çështjet me natyrë administrative që kanë të bëjnë me ndryshim, shfuqizim, apo konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve administrative, apo kur detyrohet organi administrativ për të nxjerrë aktet.

“Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset, ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës. Në çdo rast vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale”, ka shpjeguar Manja, i cili ka falënderuar për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë për nxjerrjen e këtij udhëzimi Gjykatën e Lartë, Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit./m.j

Next Post
Skuadrilja e vdekjes e Putin/ Kryeprokurorja e Ukrainës zbulon krimet e tmerrshme: Detyruan nënën të ishte dëshmitare në vrasjen e djalit

Skuadrilja e vdekjes e Putin/ Kryeprokurorja e Ukrainës zbulon krimet e tmerrshme: Detyruan nënën të ishte dëshmitare në vrasjen e djalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

September 23, 2026
Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

September 23, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com