• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi, caktohen datat e provimeve për klasat e 9-a

by A R
14/02/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda muajit qershor, nxënësit e klasave të 9-ta do t’u nënshtrohen tri provimeve kombëtare të arsimit bazë, ku përfshihen provimet në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj.

Ditën e djeshme Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2016-2017, ku përcaktohet se harku kohor i zhvillimit të këtyre provimeve do jetë data 12 qershor deri më datë 22 qershor 2017.

PROVIMET & DATAT 

Provimi i parë të cilit do t’i nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta është Gjuha e huaj, e cila do të zhvillohet në datën 12 qershor 2017, më pas provimi i Gjuhës Shqipe, i cili do të vijojë në datën 19 qershor, ndërsa Matematika do të zhvillohet në datën 22 qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë, fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas udhëzimit të MAS-it, nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare.

Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare do të zhvillohet në datën 16 qershor 2017. Sipas udhëzimit të MAS-it, testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

“Nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë filluar në klasën III dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën VI”, përcaktohet në udhëzimin e MAS-it. Për nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, në udhëzim përcaktohet se testi duhet të hartohet dhe korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve. Po ashtu, për shkollat e pakicës kombëtare grekë, teza e provimit në lëndën gjuhë amtare përgatitet nga DAR Gjirokastër.

Ndërsa, për ato të pakicës maqedonase, teza e provimit kombëtar të gjuhës amtare përgatitet nga DAR Korçë. Në pikën 10 të këtij udhëzimi përcaktohet se nxënësit me aftësi të kufizuar i zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Për nxënësit që nuk shikojnë, AKP-ja një ditë para zhvillimit të provimit i kthen në sistemin e shkrimit brail. Nxënësit mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë, në shtator.

PROVIMET KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË1. Gjuhë Shqipe – më 19 qershor 20172. Matematikë – më 22 qershor 20173. Gjuhë e huaj – më 12 qershor 2017• Gjuhë amtare – për nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, do zhvillohet më 16 qershor 2017• Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.• Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. /GSH

Next Post
Si lindi Shën Valentini, historia e dhunshme e ditës së dashurisë

Si lindi Shën Valentini, historia e dhunshme e ditës së dashurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In