• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimet / Si të aplikoni për në universitetet publike

by A R
27/06/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mbylljen e provimeve të Maturës Shtetërore, dilemat e maturantëve sa vijnë e shtohen.

Të gjithë pyesin se cila është rruga që duhet të ndjekin për të aplikuar me qëllim që të fitojnë degën që duan. Të gjitha këto janë të detajuara në “Manualin e Maturantit”, dokument i hartuar nga Ministria e Arsimit për t’u ardhur në ndihmë të rinjve, pas ndryshimit të formulës së pranimit në universitete.

Pas dhjetë vitesh aplikim me sistemin e Maturës Shtetërore, këtë vit maturantët do të aplikojnë direkt në universitete. Agjencia Kombëtare e Provimeve, e cila do të luajë rolin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, siç parashikohet në ligjin për arsimin e lartë, do të kryejë rolin e ndërmjetësit.

Kandidatët do të rendisin edhe këtë vit dhjetë preferenca, por ndryshe nga vjet, jo në Formularin A2, por në atë të aplikimit në IAL. Në fund të korrikut, AKP-ja do të hapë portalin, si dhe bashkë me të datat për aplikim sipas rretheve. Sipas guidës për maturantët, fituesit shpallen nga vetë universitetet në muajin shtator.

REGJISTRIMI NË PORTAL

Bazuar në rregulloren e Maturës, brenda datës 15 korrik pranë çdo shkolle ngrihet një komision për plotësimin e të dhënave të maturantëve në të gjitha vitet e shkollimit. Këto të dhëna bashkë me rezultate e pesë provimeve (me detyrim e me zgjedhje) i përcillen AKP-së, e cila i fut në portalin online të maturantit.

Këto shërbejnë në një moment të dytë për të bërë rankimin e aplikuesve në bazë të kritereve të vendosura nga universitetet. I njëjti proces do të kryhet edhe për maturantët e viteve të kaluara, të cilët duhet të paraqiten pranë shkollës ku kanë përfunduar arsimin e mesëm. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, penalizohen drejtpërdrejt për garimin në fakultete.

APLIKIMI

Procesi i aplikimit në universitete do të kryhet përmes portalit matura online, i cili do të hapet fillimisht në fund të korrikut për të futur mesataret e kandidatëve në portal. Por më parë, maturantët duhet të kenë bërë pagesën e faturës së aplikimit, shuma e së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, 2500 lekë.

Vetëm pas dorëzimit të mandatit, sekretaria mësimore fut në sistem notën mesatare të gjimnazit dhe atë të provimeve të Maturës në portalin e secilit aplikues. Në një moment të dytë, portali i Maturës Shtetërore rihapet për të hedhur dhjetë preferencat e kandidatëve në sistem.

Siç është thënë edhe më herët, ai do të jetë skualifikues që në krye të herës, çka nënkupton se një kandidat me mesatare nën 6 nuk futet dot në sistem, as edhe të tjerë që aplikojnë në një program studimi që ka vendosur një notë të dytë mesatare, nuk përfundojnë dot procesin.

Maturantët që janë tashmë në sistem, pasi kanë hedhur notën mesatare, mund të aksesoren me të dhënat e tyre: ID, emri, atësia, mbiemri, kartë e identitetit dhe emaili. Pasi të kenë plotësuar vendet bosh, proces që mund të kryhet në çdo vend ku ka internet, ai mund të renditë dhjetë preferenca në universitetet publike e private. Pas çdo hapi, sistemi informatik i portalit jep mesazhe informuese. (panorama)

Next Post

Deklarata antiveting/ Mblidhet grupi i LSI-së, pritet ndëshkimi i deputetit Përparim Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com