• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzime të përditësuara të CDC-së për variantin Omicron: Ekspertët paralajmërojnë për mutacione të tjera

by Java News
17/01/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtimet tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit përhapet më shpejt se ata pararendës dhe ekspertët kanë paralajmëruar për mutacione të tjera të virusit.

Ndërsa infeksionet me Omicron po rriten në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden premtoi se administrata e tij do të blejë një miliard teste COVID-19 dhe do të vërë në dispozicion, falas për amerikanët, “maska me cilësi të lartë”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, njofton.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundi lëshuan udhëzime të reja për maskat që duhen përdorur ndaj COVID-19. N95, konsiderohet si maska më e mirë për mbrojtjen kundër infeksionit.

“Qëllimi i vaksinave është t’u shpëtojë jetën dhe t’u mbajë larg spitalit. Nga kjo pikëpamje, vaksinat funksionojnë dhe funksionojnë mirë. Tani, do të dëgjoni raste që janë të lehta ose pa simptoma, njerëz që rezultojnë pozitivë pavarësisht se janë vaksinuar ose kanë marrë dozen përforcuese. Por kini parasysh se ajo që shpesh parandalohet është një infeksion më i rëndë”, thotë Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy.

Vivek Murthy shtoi se të dhënat tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinës, pavarësisht nga një shans afërsisht 20 për qind për infeksion tek ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe kanë marrë një dozë përforcuese. Administrata Biden është përballur me kritika për mungesën e maskave dhe testeve të mjaftueshme ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë vendin.

“Kur mbërriti Omicroni, krijoi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës. Kjo është arsyeja pse SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera e gjetën veten pa testime të mjaftueshme. Por situata po përmirësohet”, thotë Vivek Murthy.

Dr. Murthy thotë se midis dhjetorit dhe janarit administrata pa një rritje tetëfish të testimit. Kritikët thonë se kjo thjesht nuk mjafton.

“Ne kemi porositur shumë pak komplete testimi, kështu që kapaciteti ynë ka vazhduar të mbetet pas në çdo valë infeksioni. Është pak vonë, por vlen të kihet parasysh për valën e ardhshme. Ne kemi porositur shumë pak testime dhe shumë pak trajtime dhe nuk kemi ende një plan global të shpërndarjes për vaksinat, kështu që ka shumë punë për të bërë”, thotë Tom Bossert, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tom Bossert, shton se amerikanët e lodhur nga pandemia duhet të qëndrojnë vigjilentë.

“Amerikanët që janë të irrituar dhe të pashpresë, mendoj se duhet të kuptojnë se duhet njëfarë rigoroziteti në distancimin shoqëror, sepse shtretërit në spitale – dhe më e rëndësishmja, shtretërit në dhomat e emergjencës – po mbushen dhe në disa shtete janë tërësisht plot”, thotë Tom Bossert.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 15 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë, një rritje prej 55 për qind nga shifrat e mëparshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara patën afro 800,000 infeksione të reja çdo ditë. CDC-ja ende nuk ka rekomanduar përdorimin mbarëkombëtar të maskës N95, por gazeta Washington Post raporton se agjencia po shqyrton udhëzime të reja./VOA

Next Post
PAGAT/ Kush është Endri Ikonomi dhe komentet e para të kompanisë ruse të përmendur në skandal! Detajet e reja

PAGAT/ Kush është Endri Ikonomi dhe komentet e para të kompanisë ruse të përmendur në skandal! Detajet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In