• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit

by Mero Baze
04/09/2026 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ishte para një rreziku të madh. 24 orët e fundit vendi gjendej nën një sulm të paprecedent nga kompania Meta, e cila kishte çaktivizuar disa profile në Facebook dhe Instagram në Shqipëri, mes të cilëve ishte goditur dhe një pjesë e udhëheqjes së revolucionit Flamingo.

Më i plagosur dukej se ishte Agron Shehaj, të cilit iu gjendën në krah komunistët evropianë dhe një ish-deputete socialiste e Shqipërisë, e cila nga revolucioni teknologjik ka pësuar dëmin më të madh të jetës, pasi ChatGPT i ka shkatërruar dialektin me të cilin mburrej dhe tani bën deklarata toskërisht. I vetmi justifikim është që i bën ashtu ti kuptoj Agroni.

Tensioni i krijuar ishte aq i madh sa u desh të shkëmbeheshin nota diplomatike mes kryeministrit Rama dhe grupit të majtistëve “demokratë”, të cilët akuzonin qeverinë shqiptare se qëndronte pas sulmit ndaj Agronit të “djathtë” për shkak të rrezikut që ai paraqet për të ardhmen e pushtetit.

Alarmi mbërriti në Silicon Valley dhe më në fund u zbulua se shërbimi sekret amerikan, në kuadrin e hetimeve për rrjetin ANTIFA, ka klasifikuar profilet e Gonit si të sponsorizuara nga ANTIFA dhe i ka hakeruar ato.

Meta kërkoi ndjesë për shkëputjen aksidentale, ndërsa në Shqipëri u rikthye qetësia dhe sonte në mbrëmje presim që Goni të pyesë sekretaren e vet: “Si u ndjeve një natë pa kryeministrin tënd?” Dhe ajo t’i thotë: “Ishte nata më e gjatë e jetës sime.”

Pas gjithë kësaj komedie falas, të gjithë jemi më të qetë, pasi sonte Goni nuk do të na mungojë në Facebook.

Tani mbetet vetëm të sqarohet si arriti qeveria shqiptare të marrë në dorë Facebook-un dhe Instagram-in, kur për faqet e institucioneve të veta duhet të thërrasë një djalë nga jashtë sa herë harrojnë fjalëkalimin.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Tani është e rëndësishme faza e dytë e këtij aksioni: shpjegimi i fitores mbi qeverinë që i bllokoi.

Hapja e llogarisë tani do të shpallet tërheqje e regjimit përballë presionit ndërkombëtar.

Goni duhet të rikthehet në bulevard si i burgosur politik që sapo ka fituar lirinë e fjalës. Ai do të falënderojë miqtë demokratë evropianë, të përshëndesë qëndrestarët dhe të sigurojë popullin se këto orë të vështira vetëm sa ia kanë shtuar vendosmërinë për të postuar edhe më shumë.

Mundësisht me një video nga zyra, që njerëzit të binden se është mirë dhe se gjatë mungesës nuk i kanë cenuar kushtet e ndriçimit dhe prodhimin e videove.

Ndërkohë, do të ishte mirë që opozita të hartonte një plan B, për raste të tilla. Të ketë një numër telefoni të tipit 0900 ku qytetarët të marrin informacion nëse udhëheqësi nuk poston për më shumë se dy orë. Dikush t’u përgjigjet, a është mirë, ka ngrënë, po provon të hyjë nga një telefon tjetër, etj..

Sepse këtu është bërë e vështirë të dallosh një opozitar të censuruar nga një opozitar që i ka mbaruar bateria.

Për sonte, sidoqoftë, rreziku kaloi. Goni mund të postojë, miqtë e tij mund ta shpërndajnë dhe qeveria mund të vazhdojë punën deri në defektin tjetër.

Vetëm atë kërkesën e tepruar që ka Meta, për të vërtetuar se nuk je robot, duhet ta heqë . Nuk mund t’i kërkosh një udhëheqësi si Goni të humbasë kohë duke gjetur semaforët në nëntë fotografi për të provuar që nuk është robot.

Kjo është një shpikje e Edi Ramës për të krijuar idenë që kundërshtarët e tij nuk numërojnë dot deri më 9.

Next Post
Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

October 23, 2026
Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In