Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 6 kg kokainë në automjet. Shqiptari udhëtonte me një automjet tip “Opel” nga Gjermania për në Itali bashkë me vajzën e tij 8-vjeçare.
Ai u arrestua në afërsi të kufirit me Austrinë, në zonën e quajtur Vipitenos. Policia nisi dyshimet kur shqiptari u bë nervoz gjatë ndalesës. Nëse do të shitej në treg, vlera e drogës do të kapte vlerën e 1 milion eurove.
Pas gjetjes së drogës, shqiptari është prangosur, ndërsa vajza i është besuar shërbimeve sociale, në pritje të mamasë që të vijë nga Gjermania.