Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku një kamionçinë ka përplasur karrocën me të cilën udhëtonin tre personat e plagosur.
Nga aksidenti në Laç-Fushë Krujë mësohet se drejtesi i mjetit B.K nga Lezha është vënë në pranga, ndërkohë që tre personat identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. (Java News / r.a)









