• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtojnë me abone falas, Veliaj me pensionistët: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si Karta e Studentit; Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

by B K
15/01/2025 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme dhe udhëtojnë falas me transport publik. Ai tha se vendimi për ta bërë falas abonenë, në fillim për studentët, dhe tani edhe për gjyshet e gjyshërit e Tiranës, është një nga vendimet më të mira. Veliaj shpjegoi se mandati i parë u fokusua te fëmijët e vegjël me kopshtet e çerdhet, më pas për të rinjtë me shkollat e reja, ndërsa në këtë mandat vëmendja është fokusuar te shtresa më e moshuar e shoqërisë.

“Në këto 10 vjet kemi ndërtuar më shumë shkolla të reja që nga koha kur u çlirua Shqipëria. Por, kemi ndërtuar e rikonstruktuar edhe 109 çerdhe dhe kopshte. Çerdhet dhe kopshtet nuk janë mirë vetëm për fëmijët, por lehtësojnë mijëra nëna, të cilat kthehen në tregun e punës për të vijuar karrierën e tyre, duke i lënë fëmijët në një ambient të sigurt me edukatore, psikologë, ushqim bio, që gatuhet dhe konsumohet brenda ditës. Sot më vjen mirë që aboneja e përgjithshme falas vjen si një kontribut i Bashkisë së Tiranës për pensionistët, duke iu kursyer atyre 192 mijë lekë në vit. Prandaj, mendoj se është një nga gjërat më të mira që kemi bërë”, tha Veliaj.

Ai tha se hapi tjetër në të mirë të gjysheve dhe gjyshërve është Karta e Pensionistit, e cila do të funksionojë njësoj si Karta e Studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë ulje në shërbime të ndryshme, çka do të jetë një ndihmë e madhe për ta.

“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera”, tha Veliaj.

Ai shtoi se aktualisht, përveç abonesë falas, pensionistët e Tiranës përfitojnë edhe nga skema të tjera sociale të bashkisë, siç është ajo për veshjen falas me kapotë të pallatit të tyre. Veliaj renditi edhe shërbime të tjera, nga të cilat përfitojnë gjyshërit dhe gjyshet e qytetit. “Ne kemi një politikë ku, për familjet e pensionistëve pagesën për veshjen me kapotë të pallatit apo riparimet të tjera, e paguan bashkia; kjo mund të përfshijë edhe vënien e një ashensori, disa të tjerë kanë pasur nevojë të vendosin panele diellore, etj. Fakti se për pensionistët e paguan bashkia këtë kontribut, duhet t’I inkurajojë që të aplikojnë sepse kështu ulet edhe fatura e energjisë, dhe përveç uljes që bëri qeveria, është një tjetër ulje që vjen nga shpenzimi i pakët i një pallati me eficencë energjetike”, u shpreh Veliaj.

Për kryebashkiakun, puna është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të pengojnë projektet dhe zhvillimin e qytetit. Ai vuri në dukje se në këtë mandat, menaxhimi i kujdesshëm i financave të qytetit, ka mundësuar zbatimin e disa projekteve të rëndësishme sociale. “Ky është mandati kur qyteti ka treguar se ka një administratë që ka administruar të gjitha këto investime, duke ardhur në një situatë ku mund të ndërtojmë banesat sociale, mund të japim kredi të buta, si ato 1200 që sapo kemi hapur”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, qendrat sociale do të shtrihen edhe përtej Tiranës urbane. Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar projektet dhe investimet që do i ngelen qytetit, pavarësisht mllefeve politike. “Në Zall Herr dhe në Vaqarr po hapim qendra sociale të reja, për t’u socializuar dhe për të pasur një vakt të ngrohtë. Unë nuk tutem nga këta që mllefosen prej të mirës. Ka njerëz që mllefosen prej së mirës, që mallkojnë të mirën, të bukurën, shkul pemët, heq pusetat, thyen bredhin e vitit të ri, gjuan godinat. Por, ajo godinë nuk është e imja personale, është e popullit shqiptar. Ndaj, nuk dekurajohem nga këta që mllefosen prej së mirës. Përkundrazi, më shumë shtohet pasioni që të bëjmë akoma më shumë punë të mira të gjithë bashkë”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Next Post
“Lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt”, zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Konflikti i vetëm ishte me fisin Reçi

“Lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt”, zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Konflikti i vetëm ishte me fisin Reçi

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Qe te marrim kyte karte,na duhet te rrime ne rralle cdo muaj,lali fiku e di,shume mire,sa kioska ka,dhe sa na duhet te qendrojme ne rralle,per kyte karte.Imagjinoni duhet ta perserisim cdo muaj,kjo eshte fitore e madhe,tadhje me ne,duke ndenjur me ore e dite te tera,per karten e shejte te transportit,nga lali fiku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com