• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Udhëtimi në kohë” i Lulit dhe beteja epike me “Ujkun e Surrelit”

by Ylli Pata
27/05/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dhe ja ku jemi sërish, si tre vjet më parë, pikërisht pas 17 majit të 2017-s, pas asaj nate të gjatë në një nga zyrat e Kuvendit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që të kthehet po ajo atmosferë në opinionin publik.

Por me një ndryshim. Jo si Brian Yee në 2017-n, që në atë kohë pati një qasje jo me shumë fantazi për zgjidhjen e krizës, sot Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ofroi në publik pas takimin me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, një mundësi të re për fantazinë e kronistëve të zhvillimeve politike.

Fraza e ambasadores Kim: “Biseduam për të ardhmen jo për të shkuarën”, e udhëheq kontekstin e ndërtesës së vjetër stil- rus të ish-SHQUP-it, me atmosferën vibruese të  klasikut “Back to the Future” nga Robert Zemeckis, ku PR i PD-së kishte mundësinë të kishte ngritur personazhin që luan Michael J. Fox tek Lulzim Basha, natyrisht edhe si më i riu, dhe mjeshtrin plak, të përjetësuar gjenialisht nga  Christopher Lloyd e kishin gati për ta gjetur, e që kushdo mendon menjëherë: është ai, Doktori.

E ku Luli, me këtë skenar të ri që i ofroi ambasadorja Kim, mund të kishte bërë “udhëtimin në kohë”, një mundësi që nuk i vjen askujt të jetë, megjithëse e ka ëndërr, për të ndrequr gjithҫka nuk ka bërë mirë në të shkuarën. Natyrisht pa prekur thelbin. Eh ҫfarë fati…

Por nuk ndodhi kështu. A nuk u thelluan, a patën ndroje të ndërronin fabul, kjo ha debat, e padyshim që do të shoshitet në panelët e darkës, por fakt është se ju kthye idesë së “temave epike”.

Skenografia është pak më ndryshe, remake natyrisht është ndryshuar, por recensat e “kritikëve të artit opozitar” nuk ofrojnë asnjë fantazi apo stilistikë të re, e duken si copy paste e tre vjetëve më parë.

Aradhja e kreut të PD-së, shpërndau si me urdhër, që natyrisht u përsërit në të gjithë televizionet dhe mediat sociale të famshmen frazë të ambasadores Yuri Kim: “Ne biseduam për të ardhmen e jot ë shkuarën” e për këtë njerëzit e Bashës nuk donin të lodhnin gazetarët të lexojnë frazën, por dhanë edhe përfundimet së bashku me fotot: E shkuara-Rama, e ardhmja-Basha. Kishin gjetur natyrisht edhe resmet klishe për këtë fabul propagandistike, duhet thënë me jo shumë kolorit fantazie.

E nga ana tjetër, ata mbështetësit e Ilir Metës, që këtë radhë dolën më shumë në mexhlis, ju vërvitën Lulzim Bashës duke e krahasuar me të gjithë modelet e klasike të tradhtarëve që nga Juda(po kush është Jezui xhanëm?), e të tjerë, ku me një fantazi alla hollyvvood, bënë remake fabulën klasike të Kësulkuqes, ku natyrisht në këtë rast e ka kësulën ngjyrë blu dhe që duhet të ruhet nga “Ujku i Surrelit”, i cili është gati të hajë jo vetëm kësul(blu)kuqen, por edhe “gjyshen”, që me raste në opinion i thërrasin dhe “halla”.

Të mos harrojmë që vetëm një vit më parë, këtu në këtë vend po mbruhej “Game of Thrones”, për të cilin një gazetar-zyrtar i lartë socialist bëri edhe një variant publicistik. Ku u fol për beteja epike, përlasje titanësh e qëndresë deri edhe martirizuese.

E ja ku erdhëm sërish tek “e ardhmja” Basha, “e kaluara Rama” dhe në mes qëndron Ilir Meta që do të sfidojë të tashmen dhe të ardhmen për një kauzë më të madhe, që është natyrisht më e madhe se teatri, më e fortë se Astiri dhe ushqehet nga të gjitha bashkë.

Po në fakt përse po sulmohet Lulzim Basha? Thjesht se pranoi që të ulet në tryezë me mazhorancën për të bërë rregullat e lojës së betejës së ardhshme zgjedhore. Po a nuk ishte bashkë me të edhe Petrit Vasili?

A nuk ka ndodhur gjithmonë në ҫdo palë zgjedhje shqiptare që palët, që kanë pasur alibi tek rregullat e lojës, i kanë ndryshuar gjithmonë ato?

Mendo sikur ajo marrëveshje e nisur në 2017-n, të evte përpara për reformën në drejtësi, duke zgjedhur së bashku një Kryeprokuror të Përkohshëm, duke mos kërkuar të mbajnë Llallën me zor, të ishin në parlament për të ҫuar përpara zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese, në Parlament, në mënyrë që e gjithë kjo përplasje të zgjidhej në sallë, qoftë edhe me presion të fortë e marrëveshje. Që opozita të hynte në zgjedhjet vendore të 2019-s, me një aksion politik të fortë dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Shikoje dje një numër statusesh, pa fund, pro asaj që ambasadorja amerikane tha në selinë e PD-së, nga njerëz që kanë ende komentet e tyre të egra kundër ambasadës amerikane, në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale. Ҫfarë ndryshoi? Kush ndryshoi?

Në fakt në thelb nuk ka ndryshuar asgjë, por është qëllimi politik që ka justifikuar një sjellje agresive në kërkim të armiqve, “sorosjanëve” e “dreqerve të mallkuar” në selitë e ambasadave.

E mbani mend 2017-n? Njerëz që nuk lanë fjalë pa thënë ndaj Edi Ramës dhe pas marrëveshjes me Bashën u bënë zyrtarë të tij si këshilltarë të ministrave “teknikë të Lulit” e gjatë kësaj kohe: Maj-Shtator nuk thanë asgjë, por sa ikën në tetor, ja nisën edhe njëherë vrullit të luftës epike me djaj, katallanë, ujqër, apo simbolika biblike të kryqëzatave të së mirës kundër së keqes, ku Saljanji për ca kohë u kthye në Shën Gjonin e “Darkës së Fundit”(gjatë sagës së Babales), kurse Klevis Balliu ishte “Shën Pjetri” në kohën e “kryqëzatës së Astirit”.

Sa shumë, shumë energji politike dhe para pa fund e dokrra emisionesh të frikshme në darkat e zymta të paneleve, ku vetëm analiza nuk ka por “skifterë” të udhëzuar e komanduar me sms non stop. për një kauzë shumë të thjeshtë: të vish në pushtet.

Po a nuk bëhet kjo edhe më thjesht siҫ ndodh në të gjithë vendet e botës: në fillim zgjedh një ekip, pastaj harton një program, bërë kjo, nis të takosh njerëz, sa më shumë njerëz, për tu treguar se si do të jetë vendi nëse voton për ta, ndryshe nga këta që janë në pushtet. Rrugës bie dakord edhe për rregullat e lojës. Shkon në zgjedhje dhe votohet.

Duket se nuk ka rrugë tjetër edhe pse dikush humb e dikush fiton.

SHBA dhe BE përveҫ kësaj kanë kërkuar edhe një gjë tjetër; që të nisë ndëshkueshmëria në politikën e lartë. Nuk e kanë bërë vetëm tek ne. E mbani mend Kroacinë? U pranua në BE pak kohë pasi arrestoi Sananderin…

TemA

Next Post
Mendon se e fejuara dhe vëllai i tij kanë lidhje, polici i vret dhe më pas qëllon veten

Mendon se e fejuara dhe vëllai i tij kanë lidhje, polici i vret dhe më pas qëllon veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In